Farmaci

kor252022

Vitamina B6 në doza të larta mund të reduktojë ankthin dhe depresionin

Sipas një studimi të publikuar në Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental, marrja e vitaminës B6 në doza të larta redukton ankthin dhe depresionin. Funksionimi i trurit bazohet në një ekuilibër delikat ndërmjet neuroneve ngacmuese që mbartin informacion dhe neuroneve frenuese. "Teoritë e fundit kanë lidhur çrregullimet e humorit dhe disa gjendje të tjera neuropsikiatrike me një çrregullim të këtij ekuilibri, shpesh në drejtim të niveleve të larta të aktivitetit të trurit. Vitamina B6 e ndihmon trupin të prodhojë një lajmëtar specifik kimik që pengon impulset në tru dhe studimi ynë e lidh këtë efekt qetësues me një reduktim të ankthit te pjesëmarrësit", shpjegon autori kryesor i studimit, David Field (University of Reading).

Studiuesit u përqendruan në rolin e mundshëm të vitaminës B6, e cila rrit prodhimin e acidit gama-aminobutirik (GABA) nga trupi, i cili bllokon impulset midis qelizave nervore në tru. Më shumë se 300 pjesëmarrës u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë suplemente të vitaminës B6 ose B12 përafërsisht 50 herë më shumë se doza e rekomanduar ditore ose placebo, një herë në ditë për një muaj.

Studimi tregoi se vitamina B12 kishte më pak efekt në krahasim me placebon gjatë periudhës së provës, por vitamina B6 tregoi një ndryshim të rëndësishëm statistikisht. Nivelet e rritura të GABA-s te pjesëmarrësit që morën suplemente të vitaminës B6 u konfirmuan nga testet vizuale të kryera në fund të studimit, të cilat mbështetën hipotezën se vitamina B6 ishte përgjegjëse për reduktimin e ankthit. Autorët pranojnë se ky hulumtim është në një fazë të hershme dhe se efekti i vitaminës B6 në ankth është mjaft i vogël; megjithatë, ndërhyrjet e bazuara në dietë prodhojnë shumë më pak efekte anësore të pakëndshme sesa medikamentet, kështu që njerëzit mund t'i preferojnë këto suplemente. Nevojiten më shumë kërkime për të identifikuar ndërhyrje të tjera të bazuara në dietë që kanë përfitime mbi mirëqenien mendore, duke lejuar që ndërhyrjet dhe ndryshmet dietike të kombinohen në të ardhmen për të ofruar rezultate më të mira. "Një opsion do të ishte kombinimi i suplementeve të vitaminës B6 me terapi të tilla si ajo konjitive, për të rritur efektin e tyre", përfundojnë autorët.

 

Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental 2022. Doi: 10.1002/hup.2852
http://doi.org/10.1002/hup.2852


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC