Farmaci

sht212018

Kanceri i prostatës, rezistent ndaj kastrimit. Apalutamide zgjat mbijetesën pa metastaza

Bari eksperimental, apalutamide, një frenues konkurrues i receptorit të androgjeneve, ka zgjatur me dy vjet mbijetesën e lirë nga metastazat te meshkujt me kancer të prostatës rezistent ndaj kastrimit, sipas një studimi të Fazës III të botuar në "New England Journal of Medicine" dhe paraqitur në Simpoziumin e Kancereve Gjenito-Urinare ASCO.

"Jemi përpjekur të vlerësojmë në një studim dyfish të verbër të kontrolluar me placebo, efikasitetin e apalutamides te meshkujt me kancer të prostatës jo metastatik, rezistent ndaj kastrimit, të cilët ishin në rrezik të lartë për zhvillimin e metastazave", thotë Matthew Smith (Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston), autori kryesor i studimit.

Hulumtuesit kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 1,200 burra në terapi me deprivim androgjenik dhe me kohë të dyfishimit të PSA-së të barabartë ose më pak se 10 muaj, për të marrë 240 mg apalutamide oral në ditë (806 vetë) ose placebo (401 vetë), duke e vazhduar në të dyja rastet, terapinë e deprivimit të androgjenit. Mbijetesa mesatare pa metastaza, e përkufizuar si koha nga përzgjedhja, deri në zbulimin e parë të metastazave në distancë, nëpërmjet imazherisë ose vdekjes, ishte 40.5 muaj në grupin që kishte marrë apalutamide, kundrejt 16.2 muajsh në grupin placebo. Edhe koha për progresionin simptomatik ishte gjithashtu dukshëm më e gjatë me apalutamide, në krahasim me placebon.

Shkalla e ngjarjeve të padëshiruara që çuan në ndërprerjen e regjimit të testimit ishte 10.6% në grupin me apalutamide dhe 7.0% në grupin placebo. Në veçanti, disa ngjarje të padëshiruara ndodhën më shpesh me apalutamide në krahasim me placebon, mes të cilave eritema kutane (23.8% krahasuar me 5.5%), hipotiroidizmi (8.1% krahasuar me 2.0%) dhe fraktura (11.7% në krahasim me 6.5%).

"Rezultatet tona tregojnë se meshkujt me kancer të prostatës, rezistent ndaj kastrimit, jo metastatik, mund ta zgjasin mbijetesën e lirë nga metastazat dhe kohën e shfaqjes së simptomave shumë më tepër me apalutamid, krahasuar me placebon dhe përmirësimet e vazhdueshme në endpointet dytësore dhe eksploruese, ofrojnë mbështetje për vërtetësinë e hulumtimit tonë primar", përfundojnë autorët.

 

NEJM 2018. Doi: 10.1056/NEJMoa1715546
http://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1715546


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC