Farmaci

tet92018

Vaksinë e re për tuberkulozin. Publikohen rezultatet e para të studimit ndërkombëtar

Një vaksinë eksperimentale mund të mbrojë nga tuberkulozi pulmonar (TB), sipas rezultateve të një studimi të fazës 2b, të botuar në "New England Journal of Medicine". "Si shkaku kryesor i vdekjeve nga sëmundjet ngjitëse në botë, tuberkulozi ka shkaktuar rreth 1.6 milionë vdekje vetëm në vitin 2017", thotë autori i parë i studimit, Olivier Van Der Meeren (drejtor i kërkimit klinik mbi vaksinat për HIV dhe tuberkuloz (TB) për GlaxoSmithKline në Bruksel, Belgjikë), duke shtuar se sipas vlerësimeve të tanishme, një e katërta e popullsisë botërore ka një infeksion tuberkulozi latent dhe nga këta, rreth 10% zhvillojnë tuberkuloz pulmonar.

Në studimin mbi vaksinën eksperimentale M72/AS01E zhvilluar nga GSK-ja, i kryer në Kenia, në Afrikën e Jugut dhe në Zambia, ku tuberkulozi është endemik, kanë marrë pjesë më shumë se 3,500 të rritur HIV-negativ të moshës 18-50 vjeç, me infeksion nga Mycobacterium tuberculosis latent, përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë dy doza vaksine ose placeboje me distancë njëmujore.

Vaksina përmban dy proteina të M. tuberculosis dhe një ndihmës të përdorur në imunizimin kundër malaries dhe zosterit rikombinues. Të dhënat e mbledhura pas një ndjekjeje mesatare prej 2.3 vjetësh, tregojnë se vaksinimi ka reduktuar ndjeshëm përhapjen e tuberkulozit pulmonar në grupin që ka qenë objekt i studimit.

Si përfundim, një numër dukshëm më i ulët i pacientëve në grupin e vaksinës sesa në grupin e kontrollit kanë zhvilluar një tuberkuloz pulmonar aktiv, me një efektivitet të vlerësuar 54 për qind dhe norma të ngjarjeve të kundërta të rënda, të ngjashme mes grupeve.

"Studimi, ende në vazhdim, tregon për herë të parë që një vaksinë me nënnjësi mund të reduktojë ndjeshëm incidencën e tuberkulozit pulmonar te të rriturit e shëndetshëm dhe HIV-negativ, me infeksion tuberkulozi latent dhe se ekziston mundësia për të zhvilluar vaksina më efikase kundër tuberkulozit", shkruajnë autorët.

arry Bloom, studiues i  Harvard T.H., komenton në një editorial: "Këto rezultate janë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të imunizimit efektiv kundër tuberkulozit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe duke ofruar shpresë të ripërtërirë në luftën kundër sëmundjes".

 

N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMoa1803484
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30280651

N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMe1812483
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30252629


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC