tet312018
Vaksina rikombinante për herpes zosterin është më efikase se ajo e gjallë e zbutur
Sipas një metanalize të publikuar në "British Medical Journal", vaksina shtesë dhe rikombinante me nënnjësi për herpes zosterin (Shingrix), duket se është më efektive në parandalimin e sëmundjes sesa vaksina e gjallë e zbutur (Zostavax), por ajo gjithashtu shkakton shumë reaksione në vendin e injektimit.
"Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, aktualisht, rekomandojnë vaksinën rikombinante dhe jo vaksinën e gjallë për të rriturit e shëndetshëm të moshës 50 vjeç e lart", thotë Andrea Tricco (Universiteti i Torontos, Kanada), autor kryesor i studimit. Për të vlerësuar më mirë efikasitetin dhe efektet anësore të të dyja llojeve të vaksinës, studiuesit analizuan të dhënat nga 27 studime, duke përfshirë 22 studime me përzgjedhje rastësore, me një numër të përgjithshëm prej 2,044,504 pacientësh të moshës mbi 50 vjeç dhe raporte të ndryshme shoqëruese. Metanaliza e pesë testeve me përzgjedhje rastësore nuk zbuloi dallime statistikisht të rëndësishme midis vaksinës së gjallë të zbutur dhe placebos përsa i përket incidencës së herpes zosterit, të konfirmuar në laborator.
Vaksina shtesë dhe rikombinante me nënnjësi, megjithatë, ka rezultuar statistikisht superiore, si ndaj vaksinës së gjallë të zbutur (efikasiteti i vaksinës 85%), ashtu edhe ndaj placebos (94%). Edhe për dyshimin e zosterit, vaksina rikombinante ka rezultuar më efektive se vaksina e gjallë apo placeboja dhe vaksina e gjallë, ka rezultuar superiore ndaj placebos. Të dyja vaksinat kanë qenë më superiore se placebos, për parandalimin e nevralgjisë post herpetike.
Metanaliza e 11 studimeve me përzgjedhje rastësore, të kontrolluara, ka treguar se vaksina shtesë rikombinante me nënnjësi është e lidhur me një numër në rritje të ngjarjeve të kundërta në vendin e injektimit, krahasuar me vaksinën e gjallë të zbutur (rreziku relativ 1.79; diferenca e rrezikut 30%) dhe placebon (5.63 dhe 53%). Metanaliza e nëntë studimeve me përzgjedhje rastësore të kontrolluara tregoi më tej se vaksina ndihmëse dhe rikombinante me nënnjësi është e lidhur me ngjarje të shumta sistematike negative, krahasuar me placebon (2,28 dhe 20%), por nuk është identifikuar ndonjë dallim i rëndësishëm statistikor mes dy vaksinave, lidhur me ngjarjet e padëshirueshme të rënda dhe vdekjen.
BMJ 2018. Doi: 10.1136/bmj.k4029
https://www.bmj.com/content/363/bmj.k4029