Farmaci

tet282021

Herpes Zoster. CDC-ja mbështet vaksinën për njerëzit e imunokomprometuar mbi 19 vjeç

Komiteti këshillues për praktikat e imunizimit (ACIP) në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Amerikë, ka votuar unanimisht rekomandimin e 2 dozave të vaksinës Shingrix* për parandalimin e Herpes Zosterit dhe të komplikacioneve të tij te të rriturit mbi 19 vjeç, që janë apo do të jenë imunodeficientë apo të imunosupresuar për shkak të sëmundjeve apo terapive. Këtë e bën të ditur GlaxoSmithKline.

Shingrix-i, një vaksinë Zoster jo e gjallë, rikombinante ndihmëse, e administruar në mënyrë intramuskulare në 2 doza, kujton kompania, u miratua fillimisht nga Agjencia Amerikane e Barnave FDA në vitin 2017 për parandalimin e Herpes Zosterit te të rriturit 50 vjeç e lart. Kështu, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e miratoi vaksinën korrikun e shkuar për parandalimin e herpesit te të rriturit e moshës 18 vjeç e lart, të cilët janë ose do të jenë në rrezik të shtuar për herpes, për shkak të mungesës së imunitetit ose imunosupresionit të shkaktuar nga një sëmundje ose terapi e njohur. "Rekomandimi i sotëm është një përparim i rëndësishëm klinik në sigurimin e mbrojtjes nga Herpes Zosteri dhe komplikacionet e tij për të rriturit me imunodeficiencë ose imunosupresion", tha Sabine Luik, Shefe Mjekësore & SVP Global Medical Regulatory & Quality, Gsk. Vota e ACIP-it ndihmon në adresimin e një nevoje ekzistuese të paplotësuar, pasi individët me imunitet të komprometuar janë në rrezik më të madh për këtë sëmundje". Rekomandimet e ACIP-it, shpjegon kompania britanike në një shënim, do t'i përcillen drejtorit të CDC-ve dhe Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Shteteve të Bashkuara për shqyrtim dhe miratim. Pasi të autorizohen, rekomandimet përfundimtare do të publikohen më tej Morbidity and Mortality Weekly Report (MMWR).

Shingrix-i kombinon një antigjen jo të gjallë, për të shkaktuar një përgjigje imune të synuar, me një sistem ndihmës të krijuar posaçërisht për të gjeneruar përgjigjen imune specifike të virusit Varicella Zoster. Nuk është i indikuar për parandalimin e infeksionit primar të varicelës, specifikohet në shënim. Për të rriturit imunokopetentë, thuhet, Shingrix-i është menduar të administrohet në 2 doza, 2-6 muaj larg njëra-tjetrës. Megjithatë, për të rriturit që kanë ose do të kenë mungesë imuniteti ose imunosupresion për shkak të një sëmundjeje ose terapie të njohur dhe që do të përfitonin nga një skemë më e shkurtër vaksinimi, doza e dytë mund të jepet 1 deri në 2 muaj pas dozës së parë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC