Farmaci

pri292019

Herpes zosteri. Vaksina rikombinuese ka përmirësuar raportin kosto-efikasitet

Vaksina e re rikombinuese për Herpes zosterin, që është në treg me emrin Shingrix, ka një raport më të mirë kosto-efikasitet në krahasim me vaksinën e gjallë të zbutur, që është në treg si Zostavax, sipas një studimi të financuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara dhe të publikuar në "Annals of Internal Medicine".
"Komiteti Këshillimor për Praktikat e Imunizimit në Amerikë ka nxjerrë së fundmi rekomandimet në favor të përdorimit të vaksinës rikombinuese. Duke përdorur një model simulimi, kemi ekzaminuar skenarë të ndryshëm ndërmjet adultëve imunokompetentë me moshë 50 vjeç e sipër", thotë Lisa Prosser (Universiteti i Miçiganit, në An Arbor), autore kryesore e studimit.

Kërkuesit kanë analizuar raportin kosto-efikasitet të vaksinës rikombinuese, në krahasim me vaksinën e gjallë të zbutur, ose me ata që nuk kanë kryer asnjë vaksinë. Veç të tjerave, kanë ekzaminuar efikasitetin në raport me kostot e vaksinimit me vaksinën rikombinuese ndërmjet personave që kishin marrë vaksinën e gjallë të zbutur dhe raportin kosto-efikasitet të imunizimit preferencial me vaksinën rikombinuese, në krahasim me vaksinën e gjallë të zbutur. Kërkuesit kanë zbuluar se vaksinimi me vaksinën rikombinuese ka rezultuar ekonomikisht i dobishëm në krahasim me atë me vaksinën e gjallë të zbutur në një gamë të gjerë situatash dhe ka prodhuar përfitime shëndetësore më të mëdha me kosto më të ulëta në pjesën më të madhe të rasteve, ndërmjet personave 60 vjeç e lart. Për më tepër, kjo ka qenë strategjia e preferuar për personat nga 50-59 vjeç në më shumë se 95% të simulimeve.

"Vaksina rikombinuese ka rezultuar në mënyrë konstante më ekonomike sesa vaksina e gjallë e zbutur edhe në një skenar në të cilin gjysma e adultëve ka marrë vetëm dozën e parë nga dy dozat e vaksinës rikombinuese", konfirmojnë autorët. Rezultatet janë në linjë me rekomandimet e CDC-ve, që këshillojnë në rrugë preferenciale vaksinën rikombinuese në krahasim me vaksinën e gjallë të zbutur, edhe në rastin kur një person ka marrë këtë të fundit më parë. Të dhënat mbi ngjarjet negative të rënda, aderenca ndaj rekomandimeve të regjimit me dy doza dhe probabiliteti i përsëritjes së zosterit kanë rezultuar të dobëta dhe nuk kanë lejuar arritjen e konkluzioneve përfundimtare.


Ann Intern Med. 2019. Doi: 10.7326/M18-2347
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30776797 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC