nën62018
Antibiotiku i ri. "Mashtron" bakteret dhe lufton infeksionet rezistente
Rezultatet e një studimi të publikuar në "Lancet Infectious Diseases" tregojnë se antibiotiku eksperimental cefiderocol është i sigurt dhe jo më inferior se trajtimi aktual standard (imipenem cilastatine) për pacientët me infeksione të komplikuara të traktit urinar të shkaktuara nga bakteret gramnegative, rezistente ndaj shumë barnave.
"Cefiderocoli është një cefalosporinë e re që ka një aktivitet të gjerë kundër Enterobacteriaceae dhe baktereve jo fermentuese, të tilla si pseudomonas aeruginosa dhe acinetobacter baumannii, duke përfshirë shtamet rezistente ndaj karbapenemeve. Ky medikament funksionon si kali i Trojës; lidhet me molekulat e hekurit dhe kështu, qëndron i fshehur nga bakteret që, duke e zvarritur molekulën e hekurit në qelizë, e marrin në mënyrë të pandërgjegjshme me vete", thotë Simon Portsmouth, nga Shionogi Inc, autori kryesor i studimit.
Hulumtuesit kanë studiuar pacientët e rritur 18 vjeç e lart, të shtruar në spital me diagnozën klinike të infeksionit të traktit urinar të komplikuar, me ose pa pielonefrit ose pacientët me pielonefrit akut të pakomplikuar në 67 spitale të 15 shteteve. Pjesëmarrësit u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë infuzione intravenoze të cefiderocolit ose imipenem cilastatinës tri herë në ditë, çdo 8 orë, për një kohëzgjatje të përgjithshme trajtimi 7 deri në 14 ditë.
Mes pacientëve të përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë cefiderocol, 73% arritën pikën primare të efikasitetit në krahasim me 55% të atyre në grupin imipenem cilastatine. Ky rezultat i plotësonte kriteret e paracaktuara për joinferioritet të paraspecifikuar prej 20% dhe 15%.
Lidhur me sigurinë, ngjarjet e padëshiruara ndodhën me 41% të pacientëve në grupin cefiderocol, në krahasim me 51% në grupin imipenem cilastatine. Ngjarjet më të zakonshme në të dyja grupet e trajtimit ishin çrregullimet gastrointestinale (12% në grupin cefiderocol dhe 18%, në grupin imipenem cilastatine). Një kufizim i këtij studimi, sipas studiuesve, i referohet faktit se pacientët me infeksione rezistente ndaj karbapenemeve ishin "etikisht të domosdoshëm", sepse imipenem cilastatina ishte përdorur si një trajtim kontrolli aktiv.
Lancet Infectious Diseases 2018. Doi: 10.1016/S1473-3099(18)30554-1
https://www.thelancet.com/journals/laninf/article/PIIS1473-3099(18)30554-1/fulltext