Farmaci

nën122018

Tumori infektiv i fshikëzës. Pembrolizumabi efektiv në reduktimin para ndërhyrjes

Inhibitori i barrierës, pembreolizumab, mund të përbëjë një terapi të re adjuvante të dobishme për trajtimin e tumorit të fshikëzës, të tipit muskuj-invaziv (MIBC), në veçanti te pacientët me tumore që shfaqin shprehjen e proteinës së membranës PD-L1. Ky është rezultati i arritur pas studimit të kryer nga Njësia Urologjike e spitalit "San Raffaele", në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano, rezultate të cilat janë publikuar tashmë në "Journal of Clinical Oncology".

"Hulumtimi italian dhe entuziazmi i figurave të ekselencës, të përfshira në këtë rrugëtim, mund të përmirësojë kurën dhe cilësinë e jetës së pacientit", shpjegon Andrea Necchi, autori kryesor i studimit. Kimioterapia standard me bazë cisplatini përdoret rrallë në MIBC, që karakterizohet si tumor shumë agresiv, me një rrezik të lartë për metastaza dhe që është për fat të keq, gjithnjë e më i shpeshtë në popullsinë italiane për shkak se është i lidhur me tymin e cigareve.

Menaxhimi i vijës së parë që konsiderohet si standardi i momentit, është mjaft invaziv, pasi përfshin një cistektomi radikale, me heqje të plotë të fshikëzës dhe të prostatës te mashkulli dhe të fshikëzës, mitrës dhe vezoreve te gratë. Në studimin e sapopublikuar, 50 pacientë me MIBC u trajtuan me tre cikle të pembrolizumabit. Më pas, ata iu nënshtruan cistektomisë radikale me një teknikë robotike dhe indet e hequra u analizuan për të vlerësuar efektivitetin e trajtimit.

Kështu, 42% e mostrave të larguara nuk kishin qeliza tumorale dhe pembrolizumabi rezultonte shumë efektiv në subjektet te të cilat tumori paraqiste PD-L1. Ky shënues në veçanti mund të jetë një kriter i rëndësishëm i përzgjedhjes së pacientit për imunoterapi përpara operacionit. "Nëse konfirmohet më tej nga studimet e ardhshme, efikasiteti i pembrolizumabit si terapi e re adjuvante mund të bëjë të mundur në të ardhmen operacionet më pak invazive edhe për këtë lloj tumori, që do të thotë një cilësi më e lartë jete dhe shërim për ata që përballen me këtë sëmundje", përfundon Francesco Montorsi, profesor në Universitetin Vita-Salute San Raffaele, autor kryesor i studimit.

 

J Clin Oncol. 2018. doi: 10.1200/JCO.18.01148
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30343614


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC