Farmaci

mar182024

Barnat kundër diabetit dhe obezitetit. Studimi i JAMA

Pacientët e trajtuar me barnat e reja antagoniste të GLP-1 (semaglutid), të cilat injektohen për trajtimin e diabetit dhe peshës trupore, mund të kenë nevojë të ndërmarrin masa të veçanta përpara se t'i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara, pasi terapia mund ta ndryshojë efektin e gjendjes esëll përpara ndërhyrjes. Ky fakt u publikua në një studim të fundit të publikuar në JAMA Surgery, i cili evidenton nevojën për udhëzime specifike përgatitore ndaj individëve që ndjekin këto trajtime.

Barnat, që bëjnë pjesë në kategorinë e antagonistëve të receptorit GLP-1, ngadalësojnë boshatisjen e stomakut, duke zgjatur ndjesinë e ngopjes te pacientët e për rrjedhojë, siç raportohet nga studiuesit, pacientët që duhet t'i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale mund ta kenë stomakun plot, pavarësisht se nuk kanë konsumuar ushqim natën e mëparshme, siç kërkohet në përgjithësi. Konsiderohet simbolik rasti në UTHealth në Hjuston, ku disa anestezistë kanë zbuluar raste aspirimi të shkaktuar nga përmbajtja gastrike te pacientët e anesteziuar që trajtoheshin me këto barna, pavarësisht se kishin mbajtur një gjendje esëll, që zakonisht do të quhej e përshtatshme përpara ndërhyrjes.

Me qëllim analizimin e problemit, u kryen ekzaminime ekografike te 124 pacientë që do t'u nënshtroheshin procedurave të zgjedhura, gjysma e të cilëve po trajtohej me barnat e sipërpërmendura. Nga këto ekzaminime, rezultoi se më shumë se gjysma e pacientëve të trajtuar me to e kishin akoma stomakun plot, pavarësisht moskonsumimit të ushqimit, krahasuar me 19% të atyre që nuk trajtoheshin me këto barna.

Autorët e studimit arritën në konkluzionin se koha e moskonsumimit të ushqimit në periudhën preoperatore ndoshta duhet të zgjatet për pacientët që trajtohen me këto barna. Për më tepër, Shoqata Amerikane e Anestezistëve (ASA) sugjeroi se përdorimi i këtyre barnave duhet të ndërpritet përpara ndërhyrjeve kirurgjikale të zgjedhura.

"Është thelbësore që pacientët t'i informojnë kirurgët dhe anestezistët mbi përdorimin e këtyre barnave. Këto informacione janë shumë të rëndësishme për ne, që të mund të japim rekomandimet e duhura mbi dozën e barit përpara procedurave të zgjedhura, mbi zgjatjen e gjendjes esëll dhe shtyrjen e ndërhyrjes nëse është e nevojshme", është komenti përfundimtar i studimit.

https://jamanetwork.com/journals/jamasurgery/article-abstract/2815663?user_email=b2915af3c9e6e5499ea538d23344420c568b396b0c1133dad6c936d4c9ea8d88


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC