Farmaci

nën132018

Një biznes familjar: Farmacitë e lidhura me drejtuesit e Fondit, përfituan miliona euro nga ilaçet

Mashtrim me subvencionet, përzgjedhje selektive e farmacive përfituese nga Fondi i Rimbursimit, favorizim dhe përfitim nga zyrtarë të lartë të Fondit. Ka qenë një numër shumë i vogël farmacish, nga një listë prej gati 850 subjektesh në kontratë me Fondin, ato që kanë përfituar vlera rimbursimi disa herë mbi mesataren në këto vite që nga krijimi i Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Farmacitë, në pronësi të zyrtarëve të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, përfituan dhjetëra miliona euro në rimbursime barnash nga viti 2010 deri në vitin 2018, pavarësisht dyshimeve për përfitime të paligjshme, konflikt interesi dhe favorizim nga drejtuesit e FSDKSH-së.

Një shkrim investigativ i BIRN-it, ka bërë një analizë të plotë të të gjitha problemeve të kësaj fushe, të hasura në vite, të auditeve të vazhdueshme të ndërmarra nga KLSH-ja, të cilat kanë zbuluar se kontrolli që Fondi ushtron ndaj farmacive me rimbursim më të lartë se 2 milionë lekë në muaj ka qenë i papërshtatshëm dhe në shkelje të rregulloreve të institucionit.

E megjithatë, përveç disa dorëheqjeve, rrjeti i mashtrimit me subvencionet ka vazhduar.

Të dhënat e analizuara nga BIRN-i tregojnë se nga viti 2010 deri në prill të vitit 2018, FSDKSH-ja ka shpenzuar 48.8 miliardë lekë (390.8 milionë euro) për rimbursimin e barnave, fond nga i cili përfituan rreth 850 subjekte farmaceutike.
 
 
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në: https://www.reporter.al/


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC