nën222018
Diarreja e udhëtarit. FDA-ja aprovon barin e ri
Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), agjencia amerikane rregullatore e barnave, ka aprovuar një bar të ri për diarrenë e udhëtarit. Bëhet fjalë për një antibiotik me bazë rifamicine, i cili është indikuar për të rriturit, diarreja e të cilëve është shkaktuar nga E.Coli, por që nuk kanë temperaturë dhe gjak në feçe.
"Ky çrregullim godet miliona njerëz çdo vit dhe disponueshmëria e opsioneve terapeutike mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave", thotë Edward Cox, drejtor i zyrës së antibiotikëve në FDA. Diarreja e udhëtarit është një sëmundje e zakonshme e lidhur me udhëtimet dhe vlerësohet se ajo godet nga 10 deri në 40% të udhëtarëve botërorë, çdo vit.
Mund të shkaktohet nga agjentë të ndryshëm patogjenë, por zakonisht bëhet fjalë për baktere të pranishme në ushqim apo në ujë. Vendet më në rrezik janë ato aziatike, Lindja e Mesme, Afrika, Meksika dhe Amerika latine.
Bari është testuar te 264 vullnetarë me diarre të udhëtarit në Guatemalë dhe në Meksikë dhe ka treguar se mund t'i reduktojë simptomat. Merret nga goja për 3-4 ditë. Nuk është shfaqur efikas, ama tek ata që kishin një diarre të shoqëruar me temperaturë apo gjak në feçe.