Shëndetësi

gus142019

Probiotikët kanë efekt modest në diarrenë nga antibiotikët te fëmijët

Sipas një shqyrtimi të ri, të botuar në "Cochrane Library", administrimi i probiotikëve te fëmijët me diarre të lidhur me antibiotikët, ka efekte modeste në parandalimin dhe kohëzgjatjen e shqetësimit, por nuk ka treguar efekte të dëmshme serioze.
Studiuesit, të udhëhequr nga Qin Guo (Spitali i Grave dhe Fëmijëve, në Chengdu, Kinë) donin të vlerësonin efikasitetin dhe sigurinë e probiotikëve të përdorur për të shmangur diarrenë e lidhur me antibiotikët te fëmijët. Për këtë, ata kanë analizuar literaturën, përfshi 33 studime ku kishin marrë pjesë gjithsej 6.352 vetë. Në këto studime, fëmijët kishin marrë Bacillus spp., Bifidobacterium spp., Clostridium butirricum, Lactobacilli spp., Lactococcus spp., Leuconostoc cremoris, Saccharomyces spp. ose Streptococcus spp., vetëm ose në kombinim, placebo ose trajtime të tjera, për të parandaluar diarrenë e lidhur me antibiotikët, siç është diosmektiti.

Studimet ishin afatshkurtra, me një kohëzgjatje nga pesë ditë, deri në 12 javë. Analiza e të dhënave tregoi një ulje të moderuar të rasteve të diarresë te fëmijët e trajtuar me probiotikë: për nëntë fëmijë të trajtuar me probiotikë, diarrea kishte qenë e mundur të parandalohej në një rast. Dozat më të larta të probiotikut duket se garantojnë një rezultat më të mirë, por do të duhen më shumë studime për ta konfirmuar këtë. Provat sugjeruan gjithashtu se probiotikët janë në gjendje të zvogëlojnë kohëzgjatjen e diarresë, me pothuajse një ditë. Probiotikët në përgjithësi u toleruan mirë dhe ngjarjet e vogla anësore patën frekuencë të ulët. Në këtë rishikim, nuk u shfaq asnjë ngjarje serioze që lidhet me përdorimin e probiotikëve, por autorët theksojnë se studime të vogla të kryera në njësi të kujdesit intensiv dhe njësi neonatale, që nuk janë përfshirë në këtë rishikim, kanë raportuar efekte të kundërta serioze te fëmijët me imunitet të dobët apo të imunokomprometuar, me faktorë themelorë rreziku që përfshijnë përdorimin e kateterit venoz qendror dhe çrregullime të lidhura me bakteret dhe kërpudhat.


Cochrane Systematic Review 2019. Doi: 10.1002/14651858.CD004827.pub5
https://www.cochranelibrary.com/cdsr/doi/10.1002/14651858.CD004827.pub5/full


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC