Farmaci

nën262018

Gripi dhe vaksina adjuvante trivalente për të moshuarit. Konfirmohet nga studimi

Vaksina adjuvante e gripit mbetet zgjedhja më e përshtatshme për vaksinimin kundër gripit në popullsinë e moshuar, me një avantazh të efikasitetit mbi 46%, në krahasim me vaksinën joadjuvante, në parandalimin e hospitalizimit, për shkak të komplikacioneve. Këtë e tregon një studim i ri që ka krahasuar në harkun e 15 viteve të fundit dy vaksinat e prezantuara në Kongresin e 51-të Kombëtar të Shoqërisë Italiane të Higjienës (SITI) në një vvorkshop të mbështetur nga Seqirus, kompania lider në prodhimin e vaksinave antigripale novatore.

Një shënim i publikuar i kompanisë rikujton se "gripi varet shumë nga mosha. Në fakt, pacienti i moshuar është më i prekshëm nga virusi i tipit A, ndërsa virusi B ka një impakt relativisht më të madh te fëmijët dhe adoleshentët. Duke nxjerrë në pah këtë, vaksina adjuvante trivalente rezulton vaksina e zgjedhur për imunizimin e popullsisë së moshuar sepse edhe në gjendje të mirë shëndetësore, këta individë kanë një aftësi të reduktuar për t'iu përgjigjur stimujve antigjenikë, prandaj është e rëndësishme që për ta të zgjidhet një vaksinë që fuqizon përgjigjen imunitare."

Rezultatet e studimit të ri në të cilin vaksina adjuvante është krahasuar në harkun e 15 viteve të fundit me atë joadjuvante në termat e efikasitetit kundër hospitalizimit për shkak të gripit te të moshuarit, tregojnë se te të moshuarit italianë, vaksina adjuvante e gripit ka qenë 46% më efikase në krahasim me vaksinën joadjuvante, në parandalimin e hospitalizimeve për shkak të komplikacioneve të gripit ndërmjet të cilave pneumonia, infarktet e miokardit dhe iktusi.

Për më tepër, kjo zgjidhje parandaluese është konsideruar si më kosto-efikase në krahasim me mundësitë e vaksinimit që janë të disponueshme deri më sot. E gjitha kjo është konfirmuar gjerësisht nga kërkimi shkencor. Në fakt, vaksina adjuvante përdoret në rreth 30 vende të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi, edhe autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar kanë vendosur të vaksinojnë në stinën e virozave gripale 2018-2019 të gjithë personat mbi 65 vjeç me vaksinën adjuvante 2. Edhe Ministria Italiane e Shëndetësisë është shprehur pozitivisht, në qarkoren e fundit mbi parandalimin dhe kontrollin e gripit, duke sugjeruar përdorimin e vaksinës adjuvante te të moshuarit, mqenëse ajo është në gjendje të ofrojë "më shumë mbrojtje, në krahasim me atë të vaksinës trivalente dhe kuadrivalente jo adjuvante".

Me qëllimin e shprehjes së opsioneve të disponueshme për të parandaluar shkallën e konsiderueshme të shërimeve dhe të vdekshmërisë të lidhura me gripin, duhen studime të reja që mbështesin teknologjitë më të përshtatshme të vaksinave. Për shembull, në vitin 2016, në SHBA është miratuar nga FDA-ja vaksina e parë kuadrivalente e gripit e prodhuar nga kultura qelizore dhe duket se po merr një opinion pozitiv edhe nga CHMP-ja (Komiteti i Produkteve Mjekësore për Përdorim Njerëzor). Bëhet fjalë për vaksinën e parë të kësaj kategorie që do të autorizohet në Europë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC