dhj72018
Barnat në mjedis. Udhëzimet nga EMA për të vlerësuar riskun
Peshq meshkuj që fitojnë karakteristika femërore dhe nuk mund të riprodhohen apo përbërje farmaceutike në sipërfaqet ujore që nëpërmjet larvave përfundojnë të gëlltitura nga kafshët grabitqare që ushqehen me to, janë disa nga efektet anësore të pranisë së substancave mjekësore biologjikisht aktive që shpërndahen në mjedis. Kjo është një situatë shqetësuese ndaj dhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA) i ka dedikuar udhëzime të reja, që do t'i nënshtrohen konsultimit publik për 6 muaj. Shumë nga këto substanca kanë treguar se kanë efekte të drejtpërdrejta në faunën e egër nën disa përqendrime të pranishme në ujë dhe në tokë.
Barnat që janë përcaktuar për njerëzit, mund të hyjnë në rrethin mjedisor gjatë prodhimit të tyre, përdorimit ose përpunimit. Vlerësimi i riskut mjedisor që u përshkrua në udhëzime, bazohet në përdorimin e produktit, vetitë fiziko-kimike, toksike e të rezistencës së principit të tij aktiv dhe garanton studimin e efekteve të tij të mundshme në mjedis dhe marrjen e masave sapo të identifikohet risku. Ky vlerësim është i detyrueshëm për çdo kompani farmaceutike që kërkon autorizimin për shitjen e një bari, pavarësisht nga lloji i mjekimit. Në dokumentin që përditëson atë të mëparshmin, futet termi "substanca aktive në nivel endokrin", për të përfshirë të gjithë përbërësit që ndikojnë në zhvillim dhe riprodhim. Përveç kësaj, vlerësohet ekspozimi i kafshëve grabitqare ndaj barnave përmes zinxhirit ushqimor e direkt nga mjedisi dhe propozohet kufizimi i përdorimit të një metode testi laboratorik në disa kategori substancash.