dhj112018
A bie efikasiteti i vaksinës antigrip, nëse bëhet çdo vit?
Efikasiteti i vaksinës kundër gripit nuk ndikohet nga kryerja e vaksinës edhe në sezonin e mëparshëm, sipas një studimi të publikuar në JAMA Open Network. "Disa studime kanë referuar se ka patur efekte negative në vaksinimin kundër gripit për shkak të dozave të kryera në sezonin e mëparshëm. Por, te fëmijët, ky lloj efekti nuk është studiuar mirë dhe ne kemi dashur ta vlerësojmë këtë te pacientë nga 2 deri në 17 vjeç", konfirmon Huong McLean (Instituti i Kërkimeve Klinike në Marshfield, SHBA), emri kryesor në këtë studim. Kërkuesit kanë studiuar fëmijët që janë paraqitur me një sëmundje respiratore akute febrile në klinikat spitalore në Shtetet e Bashkuara gjatë sezoneve gripale 2013-2014, 2014-2015 dhe 2015-2016. Fëmijët me grip të konfirmuar janë konsideruar si raste, ndërsa ata që kanë dalë negativë ndaj testit për gripin, janë konsideruar si grup kontrolli. Pacientët janë vlerësuar në bazë të historisë së vaksinave, pra, nëse vaksina ishte bërë gjatë sezonit së regjistrimit (vaksina kundër gripit e gjallë e zbutur (LAIV), vaksina kundër gripit e inaktivizuar (IIV) ose asnjë vaksinë) dhe gjatë sezonit përpara regjistrimit.
Të dhënat kanë treguar që nga 3.369 fëmijë që janë marrë në konsideratë, 772 (23%) kanë pasur një rezultat pozitiv në testin gripal dhe 1.674 (50%) ishin vaksinuar në sezonin e regjistrimit. Tek ata që ishin vaksinuar me vaksinën e gjallë të zbutur, efikasiteti i saj kundër gripit A(H3N2) ishte më i lartë qoftë nëse vaksina ishte bërë në sezonin e regjistrimit, qoftë nëse ishte bërë në sezonin e mëparshëm (50,3%), në krahasim me atë që është vëzhguar te fëmijët e pavaksinuar në sezonin e mëparshëm (-82,4%). Efikasiteti i vaksinës gripale të gjallë të zbutur kundër gripit A (H1N1) pdm09, nuk ka rezultuar e lidhur me ndonjë vaksinim të mëparshëm, ashtu si edhe efikasiteti i vaksinës gripale të inaktivizuar kundër gripit A (H3N3), ose kundër gripit A (H1N1) pdm09. Një mbrojtje e mbetur që vjen vetëm nga vaksinimi i mëparshëm te fëmijët e pavaksinuar në sezonin e grumbullimit është vëzhguar për gripin B (LAIV: 60,0%; IIV: 60,0%). Rezultatet analoge janë observuar në analizat që kanë përfshirë vaksinimet e përsëritura në dy ose tre sezonet e mëparshme. "Këto rezultate sugjerojnë një mbështetje të fundit ndaj rekomandimeve aktuale që fëmijët të vaksinohen çdo vit kundër gripit", shkruan në një artikull shoqërues Sarah Cobey, e Universitetit të Çikagos.
JAMA Network Open 2018. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2018.3730
https://dx.doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2018.3730
JAMA Network Open 2018. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2018.3742
https://dx.doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2018.3742