Farmaci

dhj192018

Probiotikët, dozimi i lartë garanton qëndrimin në trup edhe pas ndërprerjes

Një studim i kryer nga Universiteti i Studimeve në Milano, ka siguruar se probiotikët me shumë shtame, të administruar në doza të larta, garantojnë persistencën për 14 ditë pas ndërprerjes së marrjes së tyre, 3 ditë më shumë se ata me përqendrim më të ulët. Rezultatet e kërkimit të kryer nga Departamenti i Shkencave për Produktet Ushqimore, Ushqyerjen dhe Mjedisin në Universitetin e Studimeve në Milano, të titulluar "The more the better: effect of cell concentration on the persistence of four probiotic strains in the human intestine", janë bërë të njohura, me rastin e një eventi të realizuar nga Sandozi, që vjen në treg me një shtesë ushqimore për ekuilibrin e florës intestinale me bazë probiotikësh, i disponueshëm në 10 formulime me fuqi të dyfishtë mikrobakteriale: 70 dhe 100 miliardë fermentues laktikë të gjallë.

Kërkuesit, shpjegon një njoftim për shtyp, kanë vlerësuar ndikimin e sasisë së fermentuesve laktikë të gjallë që përmban një produkt i pranishëm në treg me formulime probiotike me shumë shtame, mbi aftësinë për të qëndruar në traktin gastrointestinal human. "Literatura, shpjegon Simone Guglielmetti, Profesor i Asociuar i Departamentit, na raporton se, për të ndeshur një efekt në organizëm, rekomandohet konsumi ditor i të paktën një miliard qelizave probiotike vitale. Megjithatë, dozimet e rekomanduara për marrjen e probiotikëve nuk janë vendosur ende me saktësi."

Studimi, i kryer në 40 individë të shëndetshëm të ndarë në dy grupe, ka vëzhguar marrjen ditore të sasive të ndryshme të probiotikëve, 7 dhe 70 miliardë, me një përzierje probiotike me shumë shtame me bazë Lactobacillus dhe Bifidobacillus. Analiza, që ka kontrolluar grumbullimin e kampionëve të fekaleve gjatë administrimit dhe dy javë pas ndërprerjes, ka evidentuar që individët e trajtuar me formulimin 70 miliardë, tregonin një rikuperim fekal të probiotikëve dukshëm më të madh, në krahasim me vetë përzierjen me përqendrim të ulët.

Ndërsa përsa i përket kohës së rikuperimit dhe persistencës së tyre në të gjithë intestinin, në grupin që ka përqendrimin me 70 miliardë, probiotikët janë rikuperuar pothuajse që ditën e parë, 24 orë përpara, në krahasim me përzierjen me përqendrim më të ulët. Dozimi i lartë i probiotikëve ka treguar edhe se garanton një persistencë pas ndërprerjes së tyre për 14 ditë, 3 ditë më shumë sesa përqendrimi më i ulët.

Një e dhënë e fundit që duhet theksuar është mosinterferimi i specieve të ndryshme bakteriale të pranishme në formulim. Në fakt, të katërta speciet e pranishme në përzierje janë rikuperuar në fund të eksperiencës. Në fund, llogaritja e fermentuesve laktikë që erdhën të gjallë në destinacion, ka pasur rezultat pozitiv te 100% e individëve të grupit që ka marrë 70 miliardë probiotikë, ndërkohë që 11% e individëve të grupit me 7 miliardë ka rezultuar negativ.

"Ky studim ka evidentuar që janë të preferueshme dozimet më të larta të qelizave bakteriale në formulimet probiotike, për trajtimin e çrregullimeve kryesore që lidhen me gjendjen e keqe gastrointestinale", përfundon Guglielmetti.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC