Farmaci

dhj212018

Agjencia Kombëtare e Barnave njofton: HIDROKLORTIAZIDI, risk për shfaqjen e kancerit të lëkurës të llojit jo-melanomë

Agjencia Kombëtare e Barnave ka bërë së fundi një njoftim në lidhje me përdorimin e hidroklortiazidit, duke bërë të ditur, tashmë zyrtarisht, se ky bar paraqet rrezik për shfaqjen e kancerit të lëkurës të llojit jo-melanomë, kryesisht, në rastet e përdorimit afatgjatë.
Ky njoftim vjen pas sinjalizimeve të herëpashershme kohët e fundit, nga ana e revistave elektronike Farmacist33.al dhe Doktor33.al, të cilat e kanë ndjekur nga afër këtë problem, duke kërkuar edhe mendimin e  specialistëve, siç ishte intervista me Dr. Leonard Dedën, ashtu si edhe reagimin e Departamentit të Farmakovigjilencës në AKBPM. 
Më poshtë, do të gjeni njoftimin e plotë të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore:

Njoftimi:

HIDROKLORTIAZIDI: Risk për shfaqjen e kancerit të lëkurës të llojit jo-melanomë kryesisht në rastet e përdorimit afatgjatë.
 
      Këshilla për profesionistët e shëndetit:
 
1.      Studimet epidemiologjike farmakologjike kanë dalë në rezultatin se ekziston një risk dozë dipendente në shfaqjen e kancerit të lëkurës të llojit jo-melanomë, kancer që prek qelizat Bazale (BCC) dhe skuamoze (SCC), në këtë të fundit përfshihet edhe kanceri i qelizave skuamoze në buzë, me ekspozimin ndaj dozave rritëse kumulative të hidroklortiazidit.
 
2.      Informoni pacientët se marrja e barnave me lëndë aktive hidroklortiazid sjell shfaqjen e riskut të kancerit të lëkurës jo-melanomë sidomos në përdorimin afatgjatë të këtij bari. Këshillojini pacientët që të kryejnë kontrolle periodike dhe të raportojnë për çdo shfaqje ose ndryshim të shenjave apo lezioneve të dyshimta në lëkurë.
 
3.      Merrni në konsideratë përdorimin e Hidroklortiazidit në pacientët që kanë patur më parë kancer të lëkurës.
 
4.      Kryeni ekzaminimin e të gjitha shenjave ose lezioneve të dyshimta në lëkurë (duke përfshirë këtu edhe ekzaminimin histologjik të biopsive).
 
5.      Këshilloni pacientët të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj rrezeve të diellit dhe atyre ultra-violet. Gjithashtu këshillojini të përdorin mbrojtje të përshtatshme kur ekspozohen ndaj këtyre rrezeve në mënyrë që të minimizojnë riskun për kancer të lëkurës.
 
6.      Raportoni efektet e padëshiruara nëpërmjet formularit të raportimit të efekteve të padëshiruara, i cili gjendet lehtësisht në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore  www.akbpm.gov.al


 
Blerina Çizmja


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC