Farmaci

jan72019

PPI dhe NSAID. Në Francë sinjalizohet teprimi me përshkrimet

Në Francë, përshkrimi i frenuesve të pompës protonike (PPI) me një NSAID, në 80% të rasteve nuk është i justifikuar dhe duhet rezervuar vetëm për pacientët me faktorë rreziku, siç tregojnë rekomandimet e përditësuara në vitin 2008.

Ky është pretendimi i agjencisë rregullatore të barnave në Francë (ANSM), e cila ka publikuar një raport të fokusuar në përdorimin e PPI-ve në Francë, nga i cili del se "në periudhën 2010-2015, në Francë, shitja e PPI-ve është rritur me rreth 27%, duke shkuar në më shumë se 85 milionë brenda vitit 2015" dhe se "në vitin 2015, pothuajse një e katërta e popullsisë franceze (15.8 milionë pacientë) kanë përdorur të paktën një medikament PPI të marrë me recetë. Molekulat më të përdorura në fillim të trajtimit ishin omeprazoli, esomeprazoli dhe pantoprazoli, që përfaqësonin përkatësisht 44%, 30% dhe 14% të totalit".

Këto informacione i ka dhënë "Le quotidien du pharmacien",  drejtuar farmacistëve, e cila vë në dukje se ky përdorim masiv nuk është gjithmonë në përputhje me rekomandimet.

Në dokument përmenden indikacionet kryesore: trajtimi i sëmundjes së refluksit gastroezofageal (GERD) dhe ezofagitit nga GERD-i, trajtimi i lezioneve gastroduodenale për shkak të barnave antiinflamatore, jo steroide (NSAID) dhe parandalimi te pacientët në rrezik (mbi 65 vjeç, ose me një histori të ulcerës peptike, ose të trajtuar me antitrombocitarë, antikoagulantë, ose kortikosteroide), eliminimi i Helicobacter pilorit dhe trajtimi i ulcerave peptike.

Dokumenti iu referohet 4 milionë pacientëve të cilët, sipas të dhënave të raportit, kanë marrë në fillim të trajtimit një PPI në kombinim me NSAID, në funksion të mbrojtjes parandaluese gastrike. Në 80% të rasteve nuk është identifikuar asnjë faktor rreziku që justifikon përdorimin sistematik të PPI-ve në kombinim me NSAID-ët. ANSM-ja kujton se, deri më tani, qëllimi i parandalimit të lezioneve gastroduodenale kur përdoren NSAID-ët te të rriturit e trajtuar është vendosur vetëm në prani të faktorëve të rrezikut: mosha mbi 65 vjeç ose trajtimi i njëkohshëm me antitrombcitarë, antikoagulantë ose kortikosteroide me përdorim sistematik: "Është e rëndësishme të mos teprohet me përdorimin e PPI-ve. Megjithëse përgjithësisht tolerohen mirë në afat të shkurtër, përdorimi i tyre afatgjatë nuk është pa rrezik".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC