Farmaci

jan82019

Dekongjestionantët nazalë. Studiuesit vendosin kufij mbi përdorimin te fëmijët

Një rishikim i literaturës, i publikuar në "British Medical Journal", është përpjekur të arrijë në një përfundim nëse duhet të administrohen dekongjestionantë te fëmijët nën gjashtë vjeç dhe tek ata nën 12 vjeç.

"Nuk ka prova që këto produkte mund të lehtësojnë simptomat nazale te fëmijët dhe në fakt, ka prova për efektet negative si përgjumja dhe çrregullimet gastrointestinale. Përveç kësaj, përdorimi i këtyre barnave lidhet me ngjarje më të rënda, si konvulsionet, rritja e frekuencës kardiake dhe vdekja te fëmijët shumë të vegjël", thotë Mieke van Driel (Universiteti Queensland në Australi), autore kryesore e punimit.

Kërkuesit kanë vlerësuar provat e disponueshme për barna të ndryshme pa recetë, të destinuara për të lehtësuar simptomat e infeksioneve të zakonshme të rrugëve të sipërme respiratore. Për adultët, janë vlerësuar rishikimet Cochrane për dekongjestionantët, antihistaminikët, analgjezikët, kortikosteroidët në rrugë intranazale, kurat me bazë bimore, vitaminat dhe mineralet (zinku). Një rishikim ka treguar se antihistaminikët sedativë lidhen me lehtësimin nga rhinorrhea dhe teshtitja, në krahasim me placebon, por jo nga kongjestioni nazal dhe sedacioni ka qenë një efekt i zakonshëm i padëshiruar. Efektet e antihistaminikëve jo sedativë tek adultët ishin pak të qarta dhe me të gjitha barnat pa recetë ishte e pranishme një rritje e riskut të ngjarjeve negative në krahasim me placebon.

Por, për fëmijët, situata rezulton më problematike, sepse mungojnë të dhënat e efikasitetit dhe sigurisë në popullsinë me moshë më të vogël se 12 vjeç, por që ka peshën më të lartë të ftohjeve. Një rishikim i Cochrane-s ka gjetur prova me cilësi të ulët që tregojnë se irrigimet saline ose me pika mund të jenë efikase dhe të sigurta te fëmijët, ndërsa studime të ndryshme të vogla kanë sjellë rezultate kontradiktore mbi përdorimin e dekongjestinantëve dhe antihistaminikëve për simptomat nazale.

Sipas kërkuesve, dekongjestionantët nuk duhen administruar në rastet e ftohjes te fëmijët nën 6 vjeç dhe, duhen administruar me kujdes, tek ata nën 12 vjeç.

Van Drieli thekson se është e rëndësishme që prindërit të kenë qasje ndaj informacioneve të përshtatshme për përfitimet dhe risqet e dekongjestinantëve nazalë te fëmijët e tyre dhe që këto informacione duhet të jenë të disponueshme edhe në pikën e shitjes së barnave pa recetë.

 

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k3786
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30305295


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC