Farmaci

jan112019

Agjencia e Barnave: Mjekët të kufizojnë përdorimin e antibiotikëve të klasave kinolone dhe flourkinolone

Farmakovigjilenca i ka kërkuar Agjencisë së Barnave të publikojë menjëherë dhe të informojë mjekët mbi konkluzionet e EMA-s për kufizimin, deri edhe pezullimin e përdorimit të barnave që përmbajnë cinoksacinë, flumekina, acid nalidiksik dhe acid pipemidik. Ndërsa antibiotikët e klasës së flourinoloneve duhen kufizuar në përdorim. CHMP-ja ka kërkuar që pacientët që po trajtohen me këta antibiotikë dhe u shfaqen simptoma të padëshiruara që ditët e para, të ndërpresin trajtimin, pasi këto barna kanë efekte të padëshiruara të cilat prekin sistemin muskular, tendinat, artikulacionet dhe sistemin nervor. Sipas EMA-s, nëse përdoren gjerësisht, këto barna do të kenë efekte të parikuperueshme.


I.  INFORMACIONI PËR PACIENTËT

 Barnat që i përkasin klasës së flourkinoloneve (ciprofloksacinë, levofloksacinë, moxifloksacinë, norfloksacinë, pefloksacinë, prulifloksacinë dhe rufloksacinë) mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara nga përdorimi i përsëritur ose për një kohë të gjatë, duke prekur tendinat, muskujt, artikulacionet, sistemin nervor.

 Këto efekte të padëshiruara përfshijnë: tendina të inflamuara, tendina të dobëta, dhimbje ose dëmtime muskulare, fryrje, ënjtje të artikulacioneve, vështirësi në ecje, ndjesia e gjilpërave në këmbë (ndjesi shpuese), djegie, lodhje, depresion, probleme të memories, gjumit, shikimit, veshit, ndryshim të shijes dhe nuhatjes.

 Ënjtja e lezioneve të tendinave mund të verifikohet brenda dy ditëve të para të fillimit të trajtimit me një flourkinolon, por mund të verifikohet edhe disa muaj pas ndërprerjes së trajtimit.

 Duhet të ndërprisni marrjen e barit të klasës flourkinolon dhe të kontaktoni menjëherë me mjekun, në rastet e mëposhtme:

• Shfaqje të lezioneve të tendinave, si dhimbje ose enjtje (duhet të mbani regjim shtrirë).
• Dhimbje, ndjesi si shpim i gjilpërave në këmbë, gudulisje, mpirje, djegie ose dobësim në mënyrë të veçantë të këmbëve dhe krahëve.

• Ënjtje të shpatullës, krahut, këmbëve ose vështirësi në ecje, lodhje, depresion, probleme me memorien, shqetësime të gjumit, shikimit, ndryshimit të shijes dhe nuhatjes. Mjeku vendos nëse pacienti duhet të vazhdojë trajtimin ose nëse është e nevojshme të merret një antibiotik tjetër.

 Shfaqja e dhimbjes së artikulacioneve, ënjtja, dëmtimi i tendinave është më i shprehur në pacientët mbi 60 vjeç, me probleme me veshkat, ose që kanë bërë një transplant të organeve.

 Komunikoni me mjekun në qoftë se po trajtoheni me kortizone (barna si: hidrokortizon, prednizolon), ose nëse duhet të merrni një trajtim me barna kortizonike. Dëmtimi i tendinave është më i shprehur nëse merrni njëkohësisht një bar të klasës së kortizoneve dhe flourkinoloneve.

 Nuk duhet përdorur bari i klasës së flourkinoloneve në qoftë se ka shfaqur efekte të padëshiruara nga përdorimi i mëparshëm i barnave flourkinolone ose kinolone dhe këtë duhet t'ia komunikoni mjekut e farmacistit tuaj.

 Nëse keni ndonjë dyshim ose problem nga këto barna, duhet të flisni me mjekun ose farmacistin.

 Raportoni efektet e padëshiruara nëpërmjet formularit të raportimit të efekteve të padëshiruara, i cili gjendet lehtësisht në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore www.akbpm.gov.al


II.   INFORMACIONI PËR PROFESIONISTËT E SHËNDETIT:

 Përdorimi i antibiotikëve që i përkasin klasës së fluorkinoloneve, shoqërohet me efekte të padëshiruara të parikuperueshme, që mund të zgjasin (muaj, vite) dhe prekin organet ose sistemet.

 Efektet e padëshiruara serioze prekin tendinat, japin artralgji, dhimbje të ekstremiteteve, debulesë, neuropati të shoqëruar me parastezi, depresion, lodhje, shqetësime të gjumit, dëgjimit, shikimit, të shijuarit dhe ndjeshmërisë.

 Dëmtimet e tendinave (në mënyrë të veçantë tendina e Akilit, por edhe tendinat e tjera) mund të vihen re brenda 48 orëve të para pas nisjes së trajtimit me flourkinolone, por dëmtimet mund të ndodhin edhe disa muaj pas përfundimit të trajtimit.

 Pacientët e moshuar me probleme renale, ose që kanë bërë transplant të organeve dhe që kanë qenë në trajtim me barna kortizonike, paraqesin risk të lartë për dëmtim të tendinave.

 Te pacientët e kësaj grupliste, administrimi i njëkohshëm i kortizoneve me flourkinolonet duhet evituar.

 Me shfaqjen e shenjave të para, si: dhimbje e tendinave ose inflamacione, pacientët duhet të njoftohen për të ndërprerë trajtimin me flourkinolone.

 Pacientët të jenë në kontakt me mjekun në rast të simptomave të neuropatisë, si: dhimbje, djegie, ndjesi shpuese në këmbë, lodhje.

 Fluorkinolonet nuk duhen përdorur në përgjithësi nga pacientët që kanë pasur efekte të padëshiruara të parikuperushme nga përdorimi i barnave të klasës së kinoloneve e flourkinoloneve.

 Nga përmbledhjet e karakteristikave të përditësuara të produktit, duhet të verifikohen indikacionet e autorizuara se kur duhet të merret në konsideratë trajtimi me një bar të klasës së flourkinoloneve, për arsye se këto barna kanë indikacione të kufizuara.

 Përfitimet risk-benefit të klasës së flourkinoloneve do të jenë të monitoruara në vazhdimësi dhe studimi i barit do të shërbejë në vlerësimin e efektivitetit të masave të reja që duhen marrë për kufizimin e përdorimit të kësaj klase.

 Raportoni efektet e padëshiruara nëpërmjet formularit të raportimit të efekteve të padëshiruara, i cili gjendet lehtësisht në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.


 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC