Farmaci

jan292019

Varësia ndaj alkoolit. Pse mjekët hezitojnë të përshkruajnë naltrexon

"Megjithëse naltrexon është licencuar për trajtimin e varësisë nga alkooli, ai mbetet shumë pak i përdorur dhe disa mjekë hezitojnë ta përshkruajnë, shpesh duke cituar si arsye, toksicitetin hepatik", thotë Monica Bolton (Universiteti i Mançesterit), autore kryesore e studimit të parë sistematik mbi medikamentin, botuar në "BMC Medicine", nga i cili del se ai mund të përdoret në mënyrë të sigurt për të trajtuar varësinë nga alkooli.

"Ky qëndrim i mjekëve ka pasoja shkatërruese për individët dhe shërbimet shëndetësore e sociale në Britaninë e Madhe dhe në mbarë botën", shton ajo, duke kujtuar se, siç dihet, ekziston vetëm një kundërindikacion ndaj naltreksonit: përdorimi i njëkohshëm i barnave opioide kundër dhimbjes, siç është kodeina".

Hulumtuesit shqyrtuan 89 studime klinike me përzgjedhje rastësore, të kontrolluara, në të cilat bëhej një krahasim mes naltreksonit dhe placebos, në një numër total prej 11,194 pjesëmarrësish. Kështu, njëzet e gjashtë studime (4,960 pjesëmarrës) kishin regjistruar ngjarje serioze negative, por nuk kishte prova për shtim të rrezikut të ngjarjeve serioze negative për naltreksonin, në krahasim me placebon dhe analizat e ndjeshmërisë mbështetën gjithashtu këtë përfundim.

Analiza dytësore zbuloi vetëm gjashtë ngjarje negative jo shumë domethënëse për naltreksonin në krahasim me placebon, të cilat ishin me rëndesë të lehtë. Sipas autorëve, deri 58% e njerëzve të varur nga alkooli në Angli, dëshirojnë ta reduktojnë konsumimin e alkoolit dhe ky bar mund t'i ndihmojë ata të arrijnë vijën e finishit në siguri të plotë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar, megjithatë, se naltreksoni është përshkruar për më pak se 0.5% të personave të përshtatshëm dhe se vetëm 11.7% e individëve me diagnozë varësie ndaj alkoolit, merr terapinë përkatëse farmakologjike në 12 muajt që pasojnë diagnostikimin.

Autorët theksojnë se naltreksoni është studiuar për një numër patologjish të tjera që kanë lidhje me varësi të tilla si kumari dhe çrregullime të ndryshme të kontrollit të impulseve dhe se disa prova sugjerojnë gjithashtu se, në një dozë shumë të ulët, bari mund të jetë në gjendje të trajtojë disa kushte të imunologjike, duke përfshirë sëmundjen Crohn, HIV-in, sklerozën e shumëfishtë, fibromialgjinë dhe sindromën e lodhjes kronike. Megjithatë, do të jenë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të kuptuar nëse bari është me të vërtetë efektiv në kushte të tilla.


BMC Medicine 2019. Doi: 10.1186/s12916-018-1242-0
https://bmcmedicine.biomedcentral.com/articles/10.1186/s12916-018-1242-0


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC