Mirëqenie

sht182023

Mënyra e jetesës mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e depresionit

Sipas një studimi të botuar në "Nature Mental Health", një kombinim i faktorëve që lidhen me mënyrën e jetesës, gjenetikën, strukturën e trurit dhe sistemin imunitar dhe atë metabolik mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut për zhvillimin e depresionit. Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 290,000 njerëzve, 13,000 e të cilëve ishin diagnostikuar me depresion dhe ishin pjesëmarrës në Biobank në Britani.

Shtatë faktorë të stilit të jetesës së shëndetshme u identifikuan si të lidhur me një rrezik më të ulët për zhvillimin e depresionit, përkatësisht: konsumimi i moderuar i alkoolit, dieta e shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik, gjumi i qetë, mos pirja e duhanit, shmangia e jetës sedentare dhe e vendosja lidhjeve sociale. Nga të gjithë këta faktorë, të fjeturit nga shtatë deri në nëntë orë në natë bëri ndryshimin më të madh, duke ulur rrezikun për zhvillimin e depresionit me 22%. Lidhjet e shpeshta shoqërore, të cilat ulën rrezikun për zhvillimin e depresionit me 18%, ishin faktori më mbrojtës kundër çrregullimit depresiv të përsëritur. Konsumimi i moderuar i alkoolit uli rrezikun për zhvillimin e depresionit me 11%, ndjekja e një diete të shëndetshme me 6%, aktiviteti i rregullt fizik me 14%, mos pirja e duhanit me 20% dhe jeta sedentare deri në 13%. 

Pjesëmarrësit e studimit u ndanë në tre grupe bazuar në numrin e faktorëve të stilit të jetesës së shëndetshme që ata respektuan. Individët në grupin e ndërmjetëm kishin rreth 41% më pak mundësi për të zhvilluar depresion sesa ata me një mënyrë jetese të pafavorshme, ndërsa ata në grupin e stilit të favorshëm të jetesës kishin 57% më pak mundësi për ta zhvilluar atë. Ekspertët më pas ekzaminuan ADN-në e pjesëmarrësve, duke i caktuar secilit një rezultat të rrezikut gjenetik, bazuar në numrin e varianteve gjenetike me një lidhje të njohur me rrezikun e depresionit. Njerëzit me rezultatin më të ulët të rrezikut gjenetik kishin 25% më pak mundësi për të zhvilluar depresion sesa ata me rezultatin më të lartë. Jo vetëm që ndikimi i gjenetikës ishte më i vogël se ai i mënyrës së jetesës, por te njerëzit me predispozitë gjenetike të lartë, të mesme dhe të ulët të depresionit, mënyra e shëndetshme e jetesës mund të ndikojë në reduktimin e këtij rreziku.

"Ky hulumtim nënvizon rëndësinë e ndjekjes së një mënyre të shëndetshme jetese për të parandaluar depresionin, pavarësisht nga predispozitat gjenetike të një personi", përfundon autori kryesor i studimit Yujie Zhao nga Universiteti Fudan në Shanghai, Kinë.


Nature Mental Health 2023. Doi: 10.1038/s44220-023-00120-1
https://doi.org/10.1038/s44220-023-00120-1


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC