shk142019
Azatioprina shton te fëmijët rrezikun për pankreatit akut
Sipas një studimi të publikuar në "Lancet Child and Adolescent Health", përdorimi i azatioprinës është i lidhur me një shtim të rrezikut për pankreatit akut te fëmijët me sëmundje inflamatore intestinale gjatë 90 ditëve të para pas nisjes së trajtimit.
"Disa studime kanë treguar një lidhje mes përdorimit të azatioprinës dhe shtimit të rrezikut për pankreatit akut te të rriturit me sëmundje inflamatore intestinale. Gjithsesi, nuk ishte shumë e qartë nëse një lidhje e tillë ekzistonte edhe te pacientët pediatrikë. Për këtë arsye, jemi përpjekur të thellohemi në këtë argument", konfirmon Viktor Wintzell (Instituti i Stokholmit), autor kryesor i studimit.
Kërkuesit kanë identifikuar pacientët me moshë më të vogël se 18 vjeç dhe me sëmundje inflamatore intestinale nëpërmjet regjistrave spitalorë suedezë e danezë dhe u kanë përshtatur këtyre të dhënave, të dhënat relative me përdorim të azatioprinës, duke kërkuar rastet e pankreatitit akut të ndodhura në 90 ditët që pasonin nisjen e trajtimit, nëpërmjet kartelave spitalore dhe ambulatore. Kështu, te pacientët të cilëve u ishte dhënë azatioprinë, janë verifikuar 40 evente pankreatiti akut (norma e incidencës 49,1 evente për 1.000 vite/njerëz) krahasuar me gjashtë evente te pacientët te të cilët nuk ishte përdorur (8,4 evente për 1.000 vite/njerëz). Përdorimi i azatioprinës është lidhur kështu me një rrezik të shtuar për pankreatit akut gjatë periudhës së vlerësuar prej 90 ditësh.
"Rezultatet tona tregojnë se rreziku i pankreatitit akut duhet marrë parasysh në momentin kur duhet vendosur për trajtimin dhe ne sugjerojmë nevojën e strategjive të optimizimit", përfundojnë autorët.
Në një koment, Marina Aloi e Salvatore Cucchiara (Universiteti "Sapienza" në Romë), konfirmojnë se ky studim shton informacione të rëndësishme për menaxhimin e sëmundjes inflamatore intestinale në moshë pediatrike. "Një vlerësim i thelluar i sigurisë afatshkurtër dhe afatgjatë e eventeve të kundërta të barnave, është thelbësor kur duhet vendosur për përmirësimin e qasjes mjekësore ndaj një terapie të personalizuar, të destinuar për trajtimin e një sëmundjeje që zgjat për gjithë jetën", përfundojnë ata.