shk222019
Gripi. Ja, cila do të jetë përbërja e vaksinës 2019-2020, sipas OBSH-së
Është përcaktuar përbërja e vaksinës së gripit për sezonin e ardhshëm 2019-2020: Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar rekomandimet me çepet e virusit që do të përfshihen në vaksinat trivalente dhe kuadrivalente.
Dy herë në vit, OBSH-ja mblidhet me një grup ekspertësh për të analizuar të dhënat mbi mbikëqyrjen e gripit, duke përditësuar përbërjen e vaksinës edhe në bazë të trendit të sezonit aktual. Rekomandimet pastaj përdoren nga agjencitë kombëtare rregullatore dhe nga kompanitë farmaceutike, për të prodhuar vaksinën.
Për sezonin gripal 2019-2020, është e rekomandueshme që vaksina kuadrivalente të përmbajë çepet: A/Brisbane/02/2018 (H1N1), A (H3N2), B/Colorado/06/2017 dhe B/Phuket/3073/2013, ndërsa për vaksinën trivalente rekomandohet çepi B/Colorado/06/2017 për virusin e tipit B. Deri më tani, nga shtatori e deri në janar, ka dominuar virusi i llojit AH1N1 në Amerikën Veriore dhe Qendrore, në shumicën e vendeve evropiane, në Azi dhe Oqeani, ndërsa AH3N2 ka dominuar në disa vende afrikane dhe në ndonjë vend në Azi.
Të dyja viruset kanë qarkulluar edhe në Europë. Ndër viruset e llojit B, kanë qarkulluar të dyja çepet, edhe pse në masë shumë më të vogël.