Farmaci

shk262019

Farmaceutikë. Roche blen kompaninë amerikane të specializuar në terapitë gjenetike

Pas disa thashethemeve të shfaqura në shtyp, Roche konfirmon blerjen e Spark Therapeutics, një kompani amerikane e specializuar në terapitë gjenetike. Gjigandi farmaceutik zviceran ka ofruar 114,50 dollarë për aksion, shumë që përfaqëson një vlerë prej rreth 122% të vlerës së aksioneve të Spark-ut, me mbylljen e Nasdaq-ut të premten, më 22 shkurt.

Kështu, Spark Therapeutics vlerësohet me 4.3 miliardë dollarë.

Në një shënim, Roche thekson se bordet e drejtorëve të dy kompanive e kanë miratuar njëzëri transaksionin. Njoftimi i blerjes së Spark Therapeutics nga ana e Roche-së, konfirmon thashethemet që qarkullonin në shtyp: "Wall Street Journal" kishte hamendësuar të shtunën se do të bëhej një transaksion prej 5 miliardë dollarësh dhe kishte treguar se shumëkombëshja zvicerane nuk ishte e vetmja e interesuar për shoqërinë amerikane.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC