Farmaci

mar202019

Kolangiokarcinoma intrahepatike, bari efikas në rastet e avancuara

Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "British Journal of Cancer", inhibitori selektiv i FGFR, derazantinib, ka shfaqur një aktivitet antitumoral inkurajues dhe profil sigurie të menaxhueshëm te pacientët me kolangiokarcinomë intrahepatike të avancuar dhe që nuk mund të rezektohen me fuzionin e FGFR2 në përparim, pas kimioterapisë.

"Disa studime të gjenetikës molekulare mbi kampionët që janë marrë nga pacientë me kolangiokarcinomë, kanë treguar se në rreth 20% të këtyre tumoreve është i pranishëm translokacioni në gjenin e receptorit FGFR2. Pasi gjeni pëson çarje dhe rikombinim, krijohet një proteinë fuzioni që stimulon qelizën që të proliferohet pa kontroll", shpjegon në një njoftim për shtyp, Vincenzo Mazzaferro (Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano), autor kryesor i studimit.

Derazantinibi ka treguar se është në gjendje të kundërshtojë pikërisht këtë mekanizëm mbështetës të rritjes tumorale, duke bllokuar aktivitetin e receptorit FGFR2. Për të vlerësuar përdorimin e këtij bari, kërkuesit kanë regjistruar 29 pacientë adultë me kolangiokarcinomë intrahepatike, të paoperueshëm, me fuzionin e FGFR2, të cilët kishin shfaqur përparim pas kimioterapisë së linjës së parë, ose ishin intolerantë apo të papërshtatshëm për trajtimin.
Këta kanë marrë derazantinib çdo ditë dhe norma e përgjigjes së përgjithshme ka qenë 20,7%, ndërsa norma e kontrollit të sëmundjes: 82,8%. Përveç të tjerave, është vlerësuar një mbijetesë mesatare e lirë nga përparimi me 5,7 muaj. Eventet negative që lidhen me trajtimin janë vëzhguar te 27 pacientë (93,1%, në të gjitha shkallët) dhe veçanërisht ndërmjet tyre janë shfaqur astenia/lodhja (69,0%), toksiciteti okular (41,4%) dhe hiperfosfatemia (75,9%). Te tetë pacientë, veçanërisht, janë verifikuar ngjarje negative të paktën të shkallës 3 (27,6%).

"Rezultatet që sapo kemi publikuar na kanë lejuar që të nisim një studim të ri shumë më të gjerë. Objektivi është ai i thellimit të aspekteve që lidhen me zhvillimin e rezistencave kundër këtij bari me përdorime premtuese në fushën e ashtuquajtur onkologjia e saktësimit, edhe me integrimin e perspektivave kirurgjikale të trajtimit të kolangiokarcinomave", përfundon Mazzaferro.


Br J Cancer. 2018. doi: 10.1038/s41416-018-0334-0
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30420614


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC