Farmaci

mar282019

Skleroza e shumëfishtë. FDA-ja i hap rrugën barit për format recidivuese

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka miratuar siponimodin për trajtimin e të rriturve me forma recidivuese të sklerozës së shumëfishtë, duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë sekondare progresive (SPMS) në formë aktive, sklerozën e shumëfishtë recidivuese remitente (Rrms) dhe sindromën klinikisht të izoluar (CIS).

Këtë e bën të ditur Novartisi, që ka theksuar se në rastin e parë, në veçanti, bëhet fjalë për barin e parë dhe të vetëm të autorizuar për këtë indikacion specifik në 15 vitet e fundit. Sipas një shënimi nga kompania farmaceutike zvicerane, siponimodi (me emër tregtar Mayzent) duhet të jetë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara brenda një jave dhe kështu, hapet debati mbi koston e kësaj terapie të re të rëndësishme, të shumëpritur nga pacientët.

Në fakt, skleroza sekondare progresive është një formë dobësuese e sklerozës së shumëfishtë, e karakterizuar nga paaftësia neurologjike progresive dhe e pakthyeshme. Shumica e pacientëve, me kalimin e kohës, kalojnë nga forma recidivuese remitente, në format progresive. Prandaj, fillimi i hershëm i terapisë është thelbësor për ngadalësimin e përparimit të paaftësisë. Paul Hudsoni, drejtor ekzekutiv i Novartis Pharmaceuticals (raportojnë disa media amerikane), ka bërë të ditur se bari do të ketë një kosto prej 88,000 dollarësh në vit, për pacientin.

"Një nga qëllimet më të rëndësishme të trajtimit të sklerozës së shumëfishtë është të vonojë përparimin e paaftësisë dhe të ruajë funksionin njohës", thotë Hudsoni. "Me Mayzent-in, pacientët me sklerozë sekondare progresive aktive, do të kenë qasje në terapinë e parë orale efikase, që synon përparimin e sëmundjes, edhe kur skleroza e shumëfishtë shkon në një fazë ku përkeqësimi është më pak i varur nga aktiviteti normal i recidivës.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC