Farmaci

mar292019

Kontraceptivët hormonalë dhe risku për TEV. Cilët janë më të rrezikshëm, sipas përbërjes

Agjencia Italiane e Barnave (AIFA), në marrëveshje me EMA-n, ka vënë në dispozicion informacione të reja të rëndësishme në lidhje me riskun e tromboembolisë venoze (TEV) te gratë që përdorin kontraceptivë hormonalë të kombinuar (COC) me bazë dienogest/etinil-estradiol (dienogest/EE). "Informacionet", shpjegon Barbara Pirali (Reparti i Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë, Humanitas Mater Domini, Castellanza (VA), "përbëjnë një përditësim të asaj që është publikuar në qershor 2018".
Pirali referon se bëhet fjalë për një metaanalizë të katër studimeve observuese, e cila ka nxjerrë përfundimin se COC-ët që përmbajnë dienogest/EE lidhen me një risk pak më të lartë për TEV (trombozë venoze e thellë, emboli pulmonare) në krahasim me COC-ët që përmbajnë levonorgestrel/EE.

"Në bazë të këtyre rezultateve, risku vjetor për TEV te gratë që marrin dienogest me EE është vlerësuar në 8-11 raste/10.000 gra, në krahasim me 5-7 raste/10.000 gra që përdorin COC që përmbajnë levonorgestrel, noretisterone ose norgestimate dhe 2 raste/10.000 gra që nuk përdorin asnjë COC."
Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur kontraceptivët hormonalë të kombinuar dhe risku për TEV:



Si përfundim, përmbledh Pirali, dalin dy aspekte që duhen marrë në konsideratë:
1) përfitimet që lidhen me përdorimin e COC-ut, e kalojnë riskun e efekteve të padëshiruara të rënda te shumica e grave; megjithatë, vendimi për të marrë një COC duhet të marrë parasysh faktorët individualë të riskut për çdo grua, veçanërisht ato që lidhen me TEV-in dhe riskun për TEV, ndërmjet barnave të ndryshme;
2) mjekët që japin receta, duhet të sensibilizohen për shenjat dhe simptomat e TEV dhe të trombo-embolizmit arterial, për të cilët duhen informuar gratë në momentin e dhënies së një COC-u dhe për nevojën e rivlerësimit të faktorët individualë të riskut.

 

AIFA. Nota informativa importante sui contracettivi ormonali combinati. 10/1/2019.
http://www.aifa.gov.it/sites/default/files/IT_NII_COC_02.01.2019.pdf


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC