pri22019
Përfaqësitë farmaceutike: Ministria të aplikojë qasje të re për futjen e barnave të reja në tregun farmaceutik dhe në listën e rimbursimit
Përfaqësitë e kompanive të mëdha farmaceutike në Tiranë i kërkojnë ministrisë së Shëndetësisë një qasje të re për futjen e barnave të reja në tregun farmaceutik shqiptar, si dhe në listën e barnave me rimbursim, ku hasen shumë barriera.
Sipas Sazan Çelikut, përfaqësues i industrisë farmaceutike, barnat e reja duhet të futen në bazë të një marrëveshjeje ku në fund del i fituar pacienti, shteti dhe kompania.
Përfaqësuesit e kompanive farmaceutike thonë se për futjen e barnave të reja, kompanitë janë të hapura për të negociuar çmimin, pasi shpesh ato i sjellin në treg, por nuk përdoren. Në mungesë të kësaj marrëveshjeje shpesh janë sjellë barna të reja, por nuk janë përdorur nëpër spitale se nuk kanë fonde. Ndërkohë, mund të negociohet duke bërë llogari që për x pacientë nevojitet x sasi dhe mund të negociohet çmimi me kompaninë.
Vendosja e fletëudhëzuesit në gjuhën shqipe te medikamentet do të rregullojë tanimë rregullat e lojës në tregun farmaceutik dhe automatikisht, nuk u lë hapësirë abuzimeve, pasi tanimë kompanitë do të prodhojnë me një kod të posaçëm për Shqipërinë.
Shoqata e përfaqësive farmaceutike në Tiranë zhvilloi një forum ku morën pjesë të gjithë aktorët, me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe ministrisë, për të rregulluar tregun farmaceutik, si dhe për të ofruar një qasje të re të të bërit biznes në mjekësi.
Alma Demiraj