pri152019
Anëtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Crawford: Farmaceutika, sektor i monopolizuar në ekonominë shqiptare
Anëtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford i ftuar në emicionin "Ekopolitikë" në RTV Ora, ka bërë një deklaratë të fuqishme në lidhje me monopolet në ekonominë shqiptare. Sipas tij, dy sektorët e ekonomisë shqiptare që janë drejt monopolizimit, janë sektori i naftës dhe ai i farmaceutikës.
"Monopoli është diçka që e kemi parë në të gjithë rajonin, jo vetëm në Shqipëri. Por, në Shqipëri, ata që fillojnë në një sektor, e kapin të gjithin për vete. Nuk i lejojnë të tjerët të hyjnë. Ata i konsolidojnë pozicionet e tyre dhe nuk ka më konkurrencë. Në fund të fundit, kjo është një gjë e keqe edhe për tregun", deklaroi Craëford, i ftuar në RTV Ora.
Pyetjes së moderatorit dhe ekspertit të ekonomisë Besart Kadia se cilat janë fushat e monopolit, Mark Crawford i është përgjigjur: "Nga pikëpamja ime, këtë monopolizim po e shoh në sektorin e naftës e farmaceutikës. Firmat amerikane e kanë të vështirë të ndërhyjnë në Shqipëri. Të paktën, unë di raste të tilla për energjinë".