pri172019
Për çdo vit, 50 substanca të reja aktive në treg, deri në vitin 2023
Sa iu përket investimeve në kërkim dhe zhvillim, sektori farmaceutik është në rritje të vazhdueshme. Vlerësohet se mesatarisht, gjatë periudhës 2019-2023, do të hidhen në treg mbi 50 substanca të reja aktive.
Një fushë e rëndësishme në zhvillim në kuptimin terapeutik, është ajo onkologjike, së bashku me atë të sëmundjeve autoimune dhe virale. Vlerësohet gjithashtu se 45% e produkteve të reja do të kenë emërtimin e barit jetim, ose do të synojnë të trajtojnë sëmundje të rralla. Këtë e bën të njohur Instituti Iqvia për Shkencën e të Dhënave Njerëzore, në raportin e ri mbi tregun farmaceutik të së ardhmes: "Përdorimi global i barnave në vitin 2019 dhe perspektiva për në vitin 2023".
Për të mbështetur rritjen, konsolidohet më së fundi nga masat që po ndërmarrin kompanitë e mëdha farmaceutike për të kompensuar skadencat e patentave, duke e pasuruar portofolin e tyre nëpërmjet aleancave që synojnë blerjen e produkteve të reja të zhvilluara nga kompani të tjera; jo vetëm konkurrentët e drejtpërdrejtë, por edhe ndërmarrjet e vogla ose qendrat kërkimore. Marrëveshjet e bashkëpunimit dhe partneritetet, fitojnë në këtë mënyrë një rëndësi gjithnjë e më strategjike për novacionin.