Farmaci

pri242019

Një agjent nutraceutik përmirëson gliceminë te pacientët disglicemikë

Administrimi i një kombinimi nutraceutik që përmban ekstraktet nga Ascophyllum nodosum e Fucus vesiculosus, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe gliceminë, nëse bashkohet me një stil jete të shëndetshme.
Ky është përfundimi në të cilin është arritur pas një kërkimi të publikuar në "Phytotherapy Research", që ka patur si qëllim të vlerësojë efikasitetin dhe sigurinë e pacientëve disglicemikë në një produkt nutraceutik, që përmban polifenole (ekstrakte të A.nodosum e F. vesiculosus në raportin 95/5) dhe krom pikolinat. Disglicemia, një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për diabet melit të tipit 2, sjell një glicemi të shtuar në gjendje esëll, tolerancë të reduktuar ndaj glukozës dhe, gjithashtu, shton rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

65 të rriturit e përfshirë në studim, me glicemi esëll në masën 100 mg/dl deri në 126 mg/dl, kanë marrë kombinimin nutraceutik ose placebon 3 herë në ditë para vakteve kryesore për 6 muaj, kanë ndjekur një dietë të shëndetshme dhe kanë zhvilluar aktivitet fizik. Rezultatet tregojnë se pas 6 muajsh, 18,2% e pacientëve në grupin nutraceutik u është rikthyer glicemia në normë, kundrejt 0% në grupin placebo. Gjithashtu, në grupin nutraceutik, 69,7% e pacientëve ka shfaqur një glicemi të ndryshuar dhe 12,1%, tolerancë të reduktuar ndaj glukozës, kundrejt 17,2% e 82,8% në grupin placebo, respektivisht. Autorët kanë regjistruar, në grupin që kishte marrë nutraceutikun, një reduktim të HbA1c, të glicemisë esëll dhe të asaj pas ushqimit, të insulinës plazmatike esëll dhe të treguesit HOMA, përveçse reduktim të proteinës C reaktive, të faktorit të nekrozës tumorale dhe të molekulave të adezionit.

Autori kryesor, Giuseppe Derosa (Universiteti i Pavias), konfirmon: "Mund të arrijmë në përfundimin se marrja e produktit, së bashku me stilin e duhur të jetës, mund të rregullojë disgliceminë, si edhe të përmirësojë gjendjen inflamatore".
Autorët sugjerojnë se efektet pozitive të agjentit nutraceutik mbi kontrollin glicemik mund të jenë pasojë e veprimit inhibues të përbërjes polifenolike ndaj aktiviteteve enzimatike në një mekanizëm të ngjashëm me akarbosën dhe duhet të konfirmohen në studime më të gjera me përzgjedhje rastësore.

 

Phytother Res.2019. doi: 10.1002/ptr.6272
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30714233


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC