Farmaci

nën252019

Medikamenti kundër artritit, që ul edhe gliceminë. Të dhënat e studimit italian

Një medikament kundër artritit reumatoid ka treguar se ul gjithashtu edhe gliceminë. Kjo është demonstruar nga një studim italian i botuar në revistën "Plos Medicine" dhe i kryer mbi pacientët me artrit reumatoid dhe diabet të tipit 2. Rezultati krijon mundësinë e thjeshtimit të terapisë me një kurë për të dyja sëmundjet që shpesh bashkëjetojnë. Në fakt, rreth 400,000 italianë vuajnë nga artriti reumatoid, nga të cilët pothuajse 55,000 janë edhe me diabet të tipit 2.

Prandaj do të ishte i mjaftueshëm një medikament që "fik" molekulën interleukin-1 për të përmirësuar simptomat e artritit, duke reduktuar njëkohësisht edhe gliceminë dhe duke ulur me 42% numrin e pacientëve me sheqerna jashtë kontrollit dhe me një efekt pozitiv "të dyfishtë", që thjeshton kurën. Rezultatet ishin aq pozitive sa çuan në ndërprerjen e hershme të eksperimentit. Të dyja sëmundjet ndajnë disa mekanizma molekularë dhe kjo mund të shpjegojë efektivitetin e kurës unike: në momentin e përshkrimit terapeutik, zgjedhja për një frenues të interleukinës-1 mes barnave të disponueshme për trajtimin e artritit reumatoid, thonë ekspertët, mund të jetë ndihmë e madhe për shumë njerëz që vuajnë edhe nga diabeti i tipit 2.

Artriti reumatoid është një "sëmundje inflamatore kronike autoimune që shoqërohet shpesh me sëmundje të tjera, si: probleme kardiovaskulare, infeksione, tumore, çrregullime pulmonare dhe neuropsikiatrike", shpjegon Roberto Giacomelli (drejtor i Divizionit të Reumatologjisë në Universitetin e Akuilës dhe koordinator i studimit). Diabeti i tipit 2 është një nga sëmundjet më të shpeshta të shoqëruara. Pasja e artritit reumatoid dyfishon rrezikun për diabet. Në fakt, vlerësimet ndërkombëtare sugjerojnë që glicemia e lartë prek 15%-50% të pacientëve me artrit reumatoid".

"Bëhet fjalë, shpjegon Giacomelli, për një thjeshtëzim të trajtimit, që ul ngarkesën e barnave dhe për këtë arsye, edhe të efekteve anësore të mundshme, si të thuash "Paguaj një, merr dy" që mund ta vendosim në momentin e përshkrimit të terapisë për sëmundjen reumatike, duke zgjedhur një antagonist të IL-1 mes mundësive të ndryshme të mundshme terapeutike". Për më tepër, terapia e vetme "mund të përmirësojë aderencën në trajtim dhe gjithashtu, mund të kontribuojë - përfundon ai - në uljen e kostove shëndetësore të menaxhimit të dy sëmundjeve".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC