Farmaci

maj312019

Zgjerohet përdorimi i imunoterapisë sublinguale, por ajo godet vetëm një alergen për çdo herë

Tre alergologë në katër shtete të SHBA-së, e përshkruajnë imunoterapinë sublinguale (SLIT) për të lehtësuar simptomat e shkaktuara nga alergjitë prej poleneve, ambrozias dhe pluhurit të paktën një herë, edhe nëse nuk e kanë braktisur plotësisht përdorimin e injeksioneve për alergji. Kjo thuhet në një studim të botuar në "Annals of Allergy, Asthma & Immunology".
"Ana pozitive e injeksioneve alergjike, të cilat janë të disponueshme prej më shumë se një shekulli, është se ato mund të formulohen për të trajtuar më shumë se një alergji. Por pacientëve nuk u pëlqejnë, sepse administrimi i tyre duhet bërë gjatë disa vizitave në klinikë", shpjegon Anita Sivam (Universiteti i Tenesi), autorja kryesore e studimit.

"Imunoterapia sublinguale në përgjithësi mund të merret edhe në shtëpi, por ajo mund të godasë vetëm një alergen për çdo herë. Ne rekomandojmë ende injeksione për shumicën e pacientëve, pasi shumë prej tyre kanë më shumë alergji shoqëruese", vazhdon ajo. Për të mësuar më shumë rreth situatës, studiuesit kanë shqyrtuar të dhënat e sondazheve të përfunduara nga 305 alergologë. Në përgjithësi, 91% e tyre raportuan se përdornin injeksione për alergjitë dhe 74% thanë se përdornin imunoterapinë sublinguale.

Në studim, 96% e alergologëve që përdorën imunoterapinë sublinguale, kanë kërkuar që të paktën një dozë të administrohej në klinikën e tyre, 3% u kërkuan pacientëve të ktheheshin për dy doza, 4% për tri doza dhe pothuajse 2 %, për së paku katër doza. Pavarësisht se numri i alergologëve që kanë përdorur imunoterapinë sublinguale ishte mjaft i lartë, vetëm 11% e tyre raportuan se kishin përvojë të qëndrueshme me këtë qasje dhe plot 38% thanë se kishin shumë pak eksperiencë. Shumica e mjekëve e kanë bërë të qartë se kanë përdorur për imunoterapinë sublinguale, vetëm tableta të aprovuara nga FDA-ja, sipas etiketës, por disa përdorën formulime jashtë-etikete.

"Përdorimi i imunoterapisë është zgjeruar shumë, ndoshta për shkak të faktit se FDA-ja ka miratuar tashmë katër prej këtyre terapive. Pengesa më e madhe e saj është se mund të trajtojë vetëm një alergji për çdo herë", përfundojnë autorët.


Ann Allergy Asthma Immunol. 2019. doi: 10.1016/j.anai.2019.03.023
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30946915


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC