Farmaci

qer52019

Tumoret. Që nga viti 2014, janë aprovuar 57 terapi të reja. Shpenzimet për barna, në rritje të vazhdueshme

Në vitin 2018, shpenzimet për barna antikancer janë rritur me 19% dhe me prirjet aktuale, deri në vitin 2023, kostoja e përgjithshme e terapive do të arrijë 240 miliardë dollarë në mbarë botën. Parashikimi është publikuar në raportin e qendrës së studimit Iqvia, e cila kujton se si në SHBA, vitin e kaluar, u miratuan 15 barna të reja onkologjike.

Vetëm nga viti 2014 e deri më sot, thonë ekspertët, janë miratuar 57 terapi të reja për 89 indikacione të ndryshme, një e treta e të cilave për tumoret hematologjike. Mesatarisht, një bar kushton 149,000 dollarë, deri në 300,000 në vit.

"Rritja në terapitë onkologjike, shkruajnë ekspertët, në vitin 2023 do të ketë përqindje dyshifrore në SHBA, në tregjet në zhvillim dhe në pjesën tjetër të botës, ndërsa do të ketë përqindje njëshifrore në BE dhe 5-8% në Japoni".

Sektori, shton dokumenti, parashikon një aktivitet të madh në kërkim dhe zhvillim. Në vitin 2018, barnat në fazat e fundit të zhvillimit ishin 849 dhe 91% e tyre shënjestrojnë molekulat e vogla ose janë terapi biologjike. "Pavarësisht niveleve të larta të aktivitetit në këtë sektor, thekson dokumenti, onkologjia mbetet një nga fushat më të vështira për hulumtim dhe zhvillim, me një rrezik të konsiderueshëm dështimi dhe kohë të gjatë zhvillimi. Shkalla e suksesit të tranzicionit nga hulumtimi deri në prodhim, ka rënë në 8%, nga 11.7%.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC