Farmaci

dhj82020

Kanceret për të cilët aprovohen më shumë barna të reja, shkaktojnë më pak viktima

Sipas një studimi të ri, botuar në "Journal of Medical Economics", miratimet e barnave kundër kancerit në periudhën 2000-2016 janë të lidhura me një ulje të konsiderueshme të vdekjeve nga kanceret më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara. Reduktimet në vdekshmëri ishin më të mëdha për llojet e kancereve për të cilat ishin miratuar më shumë barna të reja, duke përfshirë kancerin e mushkërive dhe gjirit, melanoma, limfoma dhe leucemia. "Ne kemi ofruar një provë të faktit që përfitimet në mbijetesë, të matura nga studimet klinike, po përkthehen në përfitime shëndetësore në botën reale për pacientët dhe kemi konfirmuar hulumtimet e mëparshme që kanë treguar se trajtimet e reja farmaceutike lidhen me rezultate më të mira të mbijetesës në botën reale për pacientët", thotë Joanna MacEwan, nga PRECISIONheor në Los Anxhelos, autorja kryesore e punimit.

Studiuesit përdorën një sërë të dhënash kombëtare për të llogaritur normat vjetore të vdekjes nga kanceri të rregulluara sipas moshës për 15 llojet më të zakonshme të kancerit dhe gjithashtu shqyrtuan rastet e incidenteve të kancerit sipas llojit të kancerit në 100,000 njerëz, për të gjitha moshat, racat dhe sekset. Gjatë 16 viteve të shqyrtuara, vdekjet u ulën me 1,291,769 njësi. Kanceret që kishin një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë ishin kanceri i gjirit (n = 127,874), kolorektal (n = 46,705), i mushkërive (n = 375,256), i prostatës (n = 476,210), stomakut (n = 758) dhe veshkave (n = 739), limfoma jo-Hodgkin (n = 48,836) dhe leucemia (n = 4,011). Vdekshmëria e vlerësuar u rrit me 825 vdekje në pacientët me kancer të tiroides dhe me 7,768 vdekje tek ata me kancer të fshikëzës. Sipas autorëve, këto rritje mund të kenë ndodhur për shkak të numrit të ulët të miratimeve të barnave gjatë periudhës; pesë për kancerin e tiroides dhe tre për kancerin e fshikëzës. Nuk ka patur miratime barnash të reja për kancerin e mëlçisë ose mitrës dhe pak aprovime për kancerin e pankreasit dhe të kavitetit oral.

Studiuesit paralajmërojnë se efekti i plotë i futjes së barnave të reja mund të mos jetë vërejtur ende dhe se do të nevojiten akoma më shumë hulumtime për të vlerësuar marrëdhëniet midis miratimit të barnave dhe vdekshmërisë nga kanceri.


J Medical Economics 2020. Doi: 10.1080/13696998.2020.1834403
https://doi.org/10.1080/13696998.2020.1834403


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC