Farmaci

qer52019

Antiepilektikët teratogjenë vazhdojnë të përshkruhen për gratë në moshë fertile

Disa lloje barnash antiepileptike, vazhdojnë të përshkruhen për gratë në moshë fertile, pavarësisht se tashmë njihet rreziku i tyre teratogjenik. Kjo, sipas një studimi të publikuar në "JAMA Neurology", ndodh edhe për shkak të komorbiditetit, siç janë migrena ose çrregullimet e humorit.

"Mjekët dhe gratë në moshë fertile, që vuajnë nga epilepsia, duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun teratogjenik të disa antiepileptikëve, të tillë si: valproat, topiramat dhe fenitoin", thotë autorja kryesore e studimit, Hyunmi Kim (Universiteti Stanford në SHBA), e cila sugjeron që, sa herë të jetë e mundur, të merren në konsideratë alternativa më të sigurta terapeutike. Studimi retrospektiv ka përfshirë 46,767 gra me epilepsi (15-44 vjeçe) të identifikuara në një bazë të dhënash kombëtare tregtare, të plotësuar nga të dhënat Medicare dhe Medicaid, në periudhën 2009-2013.

Kërkuesit kanë analizuar si rastet e incidencës, ashtu edhe ato të prevalencës së sëmundjes. Pothuajse të gjitha grave (8.003 gra) me epilepsi incidente (55% të papërcaktuar, 25% të përgjithshme, 20% të përqendruar) u është përshkruar monoterapi si linjë e parë e trajtimit. Në veçanti, 5% ka marrë valproat, 15% topiramat, 40% levetiracetam dhe 18% lamotrigin.
Më shumë se gjysma e 38.764 grave me epilepsi mbizotëruese (56% të papërcaktuar, 23% të përgjithshme, 21% të përqendruar) kanë marrë një monoterapi: 10% ka marrë valproat, 13% topiramat, 19% levetiracetam dhe 21% lamotrigin, 11% carbamazepine.
Valproati ka qenë bari më i përshkruar për gratë me cefale ose migrenë, çrregullime të humorit, ankth dhe çrregullime disociative, ndërsa topiramati është dhënë më së shumti në rastet e cefalesë ose të migrenës.

"Kemi vënë re me kënaqësi se pjesa më e madhe e grave janë trajtuar me një monoterapi që ka më pak mundësi për të shkaktuar keqformime në lindje", konfirmon autori Edward Faught (Universiteti Emory në SHBA).

Studiuesit shpjegojnë se nuk duan të sugjerojnë se përdorimi i valproatit ose topiramatit ka qenë gjithmonë i papërshtatshëm, por se në disa raste, ai mund të ishte evituar. Rezultatet, pjesë e studimit afatgjatë mbi epilepsinë, Emory, që ka filluar në vitin 2011, tregojnë se një përqindje modeste, por sidoqoftë e rëndësishme e grave epileptike në moshë fertile, vazhdojnë të marrin valproat ose topiramat, pavarësisht nga rreziqet e tyre të njohura për teratogjenicitet. "Sidoqoftë, përdorimi i këtyre barnave, veçanërisht i valproatit, duket se po ulet me kalimin e kohës", përfundon Kimi.

 

JAMA Neurol. 2019 doi: 10.1001/jamaneurol.2019.0447.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30933252


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC