Farmaci

qer102019

Krijohet insulina inteligjente që eviton hipogliceminë

Një studim i sapobotuar në "Proceedings" të Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS) nga një grup studiuesish të Universitetit të Los Anxhelosit, përshkruan zhvillimin e një insuline që eviton hipoglicemitë, të cilat përbëjnë një problem të madh për diabetikët. Për të zgjidhur problemin, Zhen Gu (Shkolla Samueli e Inxhinierisë në Universitetin e Los Anxhelosit) dhe kolegët, i kanë bashkëngjitur insulinës një frenues të transportuesit të glukozës: kur nivelet e sheqerit në gjak ulen shumë, hormoni bllokon pjesërisht përthithjen e sheqerit brenda qelizave, duke e lënë atë në gjak dhe duke parandaluar kështu hipogliceminë.

"Insulina e re funksionon në mënyrë inteligjente: lejon hyrjen e glukozës në qeliza, por parandalon përthithjen e tepërt në prani të niveleve normale të sheqerit në gjak", shpjegojnë autorët, duke theksuar se insulina e re, gjithashtu, reagon menjëherë edhe ndaj hiperglicemive. Insulina, një terapi thelbësore në diabetin e tipit 1 ose të varur nga insulina, përdoret gjithashtu në rreth 15-20% të njerëzve me diabet të tipit 2. Por, problemi kryesor i kësaj terapie të injektueshme është se, nëse doza e administruar nuk është e saktë, përqendrimi i sheqerit në gjak mund të ulet shumë dhe pacienti mund të përballet me hipoglicemi të rrezikshme.

"Me këtë teknikë, pacienti ka një rezervë të insulinës që do të përdoret vetëm në prani të hiperglicemisë dhe që, në këtë mënyrë, ndërkohë që glicemia e tij zbret drejt niveleve normale, ai do të bëhej më pak aktiv dhe kështu, më pak i rrezikshëm për të shkaktuar hipoglicemi", shpjegon Francesco Purrello, kryetar i Shoqatës Italiane të Diabetologjisë. Ai përfundon: "Deri më tani, kjo qasje është verifikuar vetëm me eksperimente të kryera te minjtë me diabet të tipit 1, por hulumtimi në fushën diabetologjike po bën hapa të mëdhenj dhe ne presim zgjidhje të përshtatshme për të përballuar gjithnjë e më mirë terapinë e kësaj sëmundjeje, fatkeqësisht, gjithnjë e më të shpeshtë".


PNAS 2019. Doi: 10.1073/pnas.1901967116
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31097579


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC