Farmaci

gus52019

Tumoret. ISS sjell barin e ri që i mban në gjumë qelizat kancerogjene

Një bar i ri antitumoral mund të neutralizojë qelizat kancerogjene. Ai është krijuar nga Instituti i Lartë Italian i Shëndetit, në bashkëpunim me Universitetin "Alma Mater" të Bolonjës dhe Universitetin Katolik, në një studim të botuar në revistën "Cell Death and Disease". Studimi, që është bërë i mundur falë financimit të Fondacionit AIRC, përshkruan një formulim të ri të barit fenretinide, i cili në të kaluarën kishte treguar një efekt antitumoral premtues në fazën paraklinike, por që te njerëzit nuk kishte dhënë rezultatet e pritura për shkak të biodisponueshmërisë së tij të dobët.

"Formulimi i ri, të cilin ne e quajtëm Nanofenretinide, thotë Ann Zeunerdel (Departamenti i Onkologjisë dhe Mjekësisë Molekulare në ISS), koordinator i studimit, u mor përmes një procesi nano-kapsulimi që e bën molekulën të tretshme në lëngjet e trupit dhe për këtë arsye, të biodisponueshme. Përfitimet e barit të ri, të cilin e kemi testuar në një shumëllojshmëri të qelizave tumorale, përfshirë zorrën e trashë, mushkëritë, melanomën, sarkomën, mamelën, vezoret dhe glioblastomën, përveç biodisponueshmërisë, janë efekti i tij me spektër të gjerë dhe mungesa e dukshme e toksicitetit". Bari është në gjendje të vrasë pjesën më të madhe të qelizave tumorale dhe imponon një gjendje qetësie (ose përgjumjeje) në qelizat që arrijnë t'i mbijetojnë atij.

Aftësia e tij për t'i mbajtur të fjetura qelizat kancerogjene, së bashku me toksicitetin e dobët, do ta bënte atë gjithashtu të përshtatshëm për terapi afatgjata që synojnë të shmangin rikthimin e tumorit. Bari tani është në fazë të hershme eksperimentimi dhe natyrisht, do të duhen eksperimente të tjera për të konfirmuar mungesën e toksicitetit dhe efikasitetin te pacientët.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC