Farmaci

gus62019

Opioidet dhe ushqyerja me gji. Udhëzimi i FDA-së mbi përdorimin e kodeinës dhe tramadolit

Rishikimi i literaturës mjekësore për marrjen e kodeinës gjatë laktacionit, ka nxjerrë në pah një numër të lartë rastesh të përgjumjes së tepërt te të porsalindurit, përveç komplikacioneve të rënda të frymëmarrjes, një prej të cilave, me rezultat fatal. Rishikimi i materialit për përdorimin e tramadolit në laktacion nuk shfaqi ndonjë efekt anësor, por prania e metabolitit M1 që gjendet në qumështin e gjirit, ngre shqetësime për rreziqe të mundshme fatale, për shkak të pranisë së mundshme në organizëm, të një "metabolizuesi ultra të shpejtë" dhe të insuficiencave të mundshme respiratore. Këto të dhëna, bashkë me rekomandimet kryesore dhe masat paraprake për përdorimin e barnave opioide në trajtimin analgjezik të nënave gjatë fazës së ushqyerjes me gji, i ka bërë të njohura Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) nëpërmjet një shënimi.

 

Kodeina, tramadoli dhe "metabolizuesi ultra i shpejtë"

Siç shpjegohet nga organi i kontrollit në SHBA, kodeina dhe tramadoli janë dy analgjezikë opioidë. I pari përdoret në trajtimin e dhimbjeve të buta/të forta, zakonisht në kombinim me ilaçe të tjera, të tilla si acetaminofeni në formën e një medikamenti të përshkruar ose OTC; i dyti përdoret në trajtimin e dhimbjes në rastet e dhimbjes serioze, që nuk lehtësohet në mënyra të tjera. Kur arrin në mëlçi, kodeina shndërrohet në morfinë, forma aktive me efekt analgjezik dhe përgjegjëse për efektet e mundshme anësore. Tramadoli, nga ana tjetër, shndërrohet në O-desmetil tramadol (i quajtur M1), një princip aktiv jashtëzakonisht më i efektshëm.
Të dyja opioidet metabolizohen dhe shndërrohen në formën aktive nga mëlçia përmes enzimës Cytochrome P450 2D6 (CYP2D6). Sidoqoftë, prania e mundshme e një variacioni të kësaj enzime në trup i ekspozon përdoruesit ndaj rreziqeve të mëtejshme. Prania e një CYP2D6 "jashtëzakonisht të shpejtë" mund të gjenerojë një shndërrim të dy substancave në formë aktive jo vetëm më shpejt, por edhe më bollshëm, duke sjellë një shtim të gjasave për t'u përballur me efekte të padëshiruara. Numri i individëve me "metabolizues ultra të shpejtë" ndryshon në bazë të popullsisë: te kaukazianët ai gjendet në 1-10 raste nga 100 të tilla; në popullatën afrikano-amerikane incidenca është 3-4 në 100 vetë; në popullatat e Azisë Lindore, incidenca është 1-2 raste në 100; në popullsitë e Oqeanisë, Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe Porto Rikos, i tejkalon 10 raste në 100 vetë.

 

Opioidet gjatë ushqyerjes me gji

Simptomat që shfaqen te fëmijët janë shtimi i përgjumjes (foshnjat që ushqehen me gji, normalisht, duhet të ushqehen çdo 2-3 orë dhe zakonisht, flenë jo më gjatë se rreth 4 orë), vështirësi në ushqyerjen me gji, komplikacione respiratore te nëna dhe fëmija, lodhje.
FDA-ja thekson se përdorimi i opioideve nuk rekomandohet gjatë ushqyerjes me gji dhe i nxit nënat që të tregohen shumë të vëmendshme ndaj fillimit të shenjave dhe simptomave te të sapolindurit. Duke pasur parasysh se është e vështirë që nënat ta dinë nëse janë "metabolizuese ultra të shpejta", marrja e këtyre barnave nuk rekomandohet, në mënyrë që fëmijët të mos ekspozohen ndaj rreziqeve të mundshme për jetën.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC