Farmaci

sht302019

Barnat opioide. Të dhënat e FDA-së: me tramadolin shtohet rreziku për hipoglicemi

Pacientët e trajtuar me tramadol, mund të jenë subjekte të një rreziku për hipoglicemi dhjetë herë më të lartë, krahasuar me ata të trajtuar me analgjezikë të tjerë opioidë. Këto janë rezultatet e analizës së kryer me të dhënat që kanë ardhur nga Sistemi i Sinjalizimit të Eventeve të Kundërta (AERS) dhe nga Sistemi i Sinjalizimit të Efekteve Anësore (FAERS), në FDA.

Rreth 12 milionë raportime të efekteve anësore erdhën në FDA midis janarit 2004 dhe marsit 2019 dhe u analizuan nga studiuesit në Universitetin e San Diegos, Kaliforni. Raportet kanë të bëjnë me rastet e përdorimit të monoterapisë opioide, përfshirë tramadolin, kodeinën, hidrokodonin, oksikodonin, morfinën, fentanilin dhe metadonin. Secili prej raporteve që i atribuohen një medikamenti të veçantë, u gjurmua në një grup analize. Studimi u përqendrua edhe në barna të tjera joopioide, siç janë frenuesit e rimarrjes së serotoninës dhe norepinefrinës dhe receptorët NMDA (ketamina dhe memantina). Nga të gjitha klasat e barnave të ekzaminuara, tramadoli shfaqte rrezik për hipoglicemi 10 herë më të lartë sesa në përdorimin e opioideve të tjera (bari i vetëm me efekte të ngjashme ishte meradoni).

Studiuesit shpjegojnë se ky reagim negativ është relativisht i ri, megjithëse disa indikacione ishin shfaqur tashmë gjatë studimeve të kryera te kaviet. Hipoglicemia mund të verifikohet si te pacientët e prekur nga diabeti, ashtu edhe te pacientët e shëndetshëm dhe mund të shkaktojë komplikacione serioze, siç janë keqfunksionimet neurokonjitive, humbja e shikimit dhe përkeqësimi i cilësisë së jetës.
"Qëllimi ishte të sigurohej një hulumtim i bazuar në të dhëna objektive mbi rrezikun e hipoglicemisë gjatë trajtimit me analgjezikë opioidë", shpjegon Tigran Makunts, një nga studiuesit. Mesazhi që vjen nga studimi është një ftesë për mjekët, që t'i kushtojnë vëmendje nivelit të sheqerit në gjak, ose atij të insulinës, veçanërisht te pacientët me predispozitë për diabet. Është veçanërisht e rëndësishme të kontrollohet administrimi i metadonit dhe tramadolit, të cilat shpesh përdoren për sëmundje kronike".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC