Farmaci

dhj22019

Tumori kokë-qafë. Aprovohen në Europë dy regjime trajtimesh me imunoterapi

Komisioni europian ka aprovuar pembrolizumabin, terapia anti-PD-1 e MSD-së, në monoterapi apo në kombinim me kemioterapinë që përmban platin dhe 5-fluorouracile (5-FU) për trajtimin e linjës së parë të pacientëve me karcinomë me qeliza skuamoze të kokës dhe të qafës (HNSCC) metastatike apo recidivante të paoperueshme, tumore të cilat shprehin PD-L1 sipas CPS.

Këtë e bën të ditur MSD-ja duke nënvizuar se ky aprovim bazohet në rezultatet e studimit të fazës 3 Keynote-048, në të cilin pembrolizumabi ka treguar një shtim të rëndësishëm statistikor  të mbijetesës së përgjithshme, krahasuar me trajtimin standard në kombinim me kemioterapinë, te pacientët, tumoret e të cilëve shprehin PD-L1.

"Aprovimi i pembrolizumabit edhe në Europë, për këtë grup të veçantë pacientësh me tumore të kokës dhe të qafës, përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara pas më shumë se 10 vjetësh mungese të të rejave të rëndësishme", deklaron doktor Marco Benasso, drejtor i strukturës së përgjithshme të onkologjisë në Asl2 savonez.
"Do të jetë tashmë detyrë e klinicistëve tanë të identifikojnë pacientët që mund të përfitojnë më së shumti nga monoterapia dhe cilët, nga terapia e kombinuar me kemioterapinë, në një patologji shumë komplekse, për të cilën vendimet terapeutike kërkojnë përvojë të veçantë".
Ky aprovim jep mundësi për tregtimin e pembrolizumabit në monoterapi dhe në kombinim në të 28-të shtetet anëtare të BE-së, përfshi Islandën, Lihtenshtejnin dhe Norvegjinë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC