Farmaci

dhj162019

Sëmundjet kardiovaskulare. Roli i farmacistit në parandalim, sipas një rishikimi sistematik

Farmacisti mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Në veçanti, disa nga ndërhyrjet e tij në praktikën e përgjithshme, përfshirë edukimin e pacientëve dhe rishikimin e barnave, mund të ulin ndjeshëm faktorët e rrezikut për ngjarje kardiovaskulare. Abdullah Alshehri (Universiteti i Birmingamit) dhe kolegët arritën në këtë përfundim pas një rishikimi sistematik të literaturës dhe një metanalize, rezultatet e së cilës u botuan në "British Journal of Clinical Pharmacology". Rezultatet mbështesin përfshirjen më të madhe të farmacistëve në praktikën e përgjithshme.
"Nga kjo do të përfitojnë organizatat e kujdesit shëndetësor, duke ofruar kura me kosto efektive të shoqëruara me një kontroll më të madh të gjendjes së pacientëve dhe barnave të tyre", tha Alshehri, i cili së bashku me bashkautorët ka identifikuar 21 studime klinike me përzgjedhje rastësore, për thuajse 9,000 pacientë.

Llojet e ndërhyrjeve përfshinin edukimin e pacientëve, rishikimin dhe këshillimin e barnave, vlerësimin fizik, vlerësimin e aderencës, ndryshimin e stilit të jetës dhe menaxhimin e barnave, siç janë përshkrimi, menaxhimi, monitorimi dhe administrimi i terapisë, si dhe identifikimi i problemeve që lidhen me medikamentin. Ndërhyrjet më të shpeshta ishin rishikimi dhe administrimi i barnave. Pacientët te të cilët është bërë ndërhyrja, shfaqën një ulje statistikisht të rëndësishme të presionit sistolik (mesatarja -9,33 mmHg), të hemoglobinës së glikuar A1c (mesatarja prej -0,76%) dhe të kolesterolit LDL (mesatarja -15,19 mg/dl).
Gjithashtu, ndërhyrjet e farmacistëve kanë ndikuar pozitivisht në aderencën e pacientëve në terapi. "Të dhënat e paraqitura në këtë rishikim, u japin një mesazh të rëndësishëm sistemeve shëndetësore dhe politikanëve, në lidhje me efektivitetin e ndërhyrjes së farmacistëve në praktikën e përgjithshme", komentoi Alshehri. Ulja e vlerave të vëzhguara në fakt mund të ketë pasoja të konsiderueshme në administrimin e hipertensionit, diabetit dhe dislipidemisë, të cilat parandalojnë vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë kardiovaskulare.


Br J Clin Pharmacol. 2019 Nov 27. doi: 10.1111/bcp.14164.
http://doi.wiley.com/10.1111/bcp.14164


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC