Farmaci

jan102020

BPCO. Roli potencial terapeutik i disa agjentëve antitumoralë

Disa barna antitumorale mund të jenë të dobishme kundër bronkopneumonisë obstruktive kronike (BPCO). Këtë e bën të ditur një studim i Universitetit të Shefildit, i botuar në revistën shkencore "eLife", i cili analizoi efektet e disa përbërjeve në shërimin e kësaj patologjie respiratore. Në studim ka marrë pjesë edhe një studiuese italiane: Claudia Tulotta, Departamenti i Onkologjisë dhe Metabolizmit të universitetit anglez, cila ka studiuar në Universitetin "Tor Vergata" në Romë.

"BPCO-ja zakonisht mjekohet me steroide dhe relaksues muskularë të traktit respirator, që lehtësojnë simptomat", shpjegon Lynne Prince, një studiuese që kreu analizën. "Aktualisht, nuk ka asnjë trajtim efektiv klinik në dispozicion për të luftuar dëmtimin e mushkërive. Hulumtimi ynë tani tregon se frenuesit e këtyre proceseve të sinjalizimit qelizor, ose kinazat Erbb, mund të kenë potencial terapeutik në sëmundjen inflamatore neutrofile. Shpresa e këtyre barnave është që ato të mund të eliminojnë qelizat e dëmshme nga mushkëritë e njerëzve të prekur nga BPCO-ja, duke parandaluar dëmtimin e mëtejshëm dhe kështu, përparimin e sëmundjes për herë të parë".

Sipas studiuesve, duke qenë se inflamacioni neutrofilik luan edhe një rol kryesor në përparimin e sëmundjeve të tjera inflamatore kronike, siç është artriti reumatoid, ky zbulim mund të çojë në identifikimin e terapive të reja edhe për patologji të tjera.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC