Farmaci

jan222020

Steriliteti mashkullor. Hulumtimi nxjerr në pah rolin e integratorëve të acidit folik dhe zinkut

Zinku dhe acidi folik, që janë propaganduar prej shumë kohësh si një trajtim efektiv për infertilitetin mashkullor, nuk janë në gjendje të përmirësojnë normat e shtatzënisë, numrin e spermatozoidëve dhe fuqinë e spermës, sipas studimit të botuar në "Jama".

"Ky studim i madh, i mirëkontrolluar dhe me përzgjedhje rastësore, tregon se nutraceutikët, si zinku dhe acidi folik, nuk i përmirësojnë mundësitë e një çifti pr të patur fëmijë dhe madje, mund të shkaktojnë efekte anësore. Është e rëndësishme që burrat e të gjitha moshave, të ndjekin një dietë të shëndetshme për të ruajtur fertilitetin, por nuk është e nevojshme të marrin suplemente për të patur parametra më të mirë spermatikë", thotë Enrique Schisterman (Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijëve dhe Zhvillimit Njerëzor, "Eunice Kennedy Shriver"), autori kryesor i studimit.

Shumë integratorë për fertilitetin përmbajnë zink, një mineral esencial për zhvillimin e spermatozoidëve dhe folat, forma natyrore e acidit folik, që ndihmon në formimin e ADN-së te spermatozoidët dhe shpesh reklamohen si një mënyrë natyrale për të përmirësuar formimin, numrin dhe lëvizshmërinë e spermatozoidëve.

Duke qenë se studime të mëparshme mbi këto produkte kanë sjellë rezultate jo përfundimtare, për të qartësuar situatën, kërkuesit kanë rekrutuar 2.370 çifte që iu janë nënshtruar trajtimeve mbi infertilitetin në qytetin Salt Lejk në Çikago, Mineapolis dhe në Ijoua. Burrat janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë placebo ose një integrator të përbërë nga 5 miligramë acid folik dhe 30 miligramë zink për çdo ditë, gjashtë muaj rresht. Grave iu është kërkuar të plotësojnë pyetësorët 18 muaj pas nisjes së eksperimentimit, me qëllim që të monitoroheshin rezultatet e shtatzënisë.
Kështu, ekspertët nuk kanë vënë re dallime domethënëse në numrin e fëmijëve të lindur të gjallë dhe në numrin e përgjithshëm apo në lëvizshmërinë e spermatozoidëve mes burrave që kanë marrë integratorët dhe grupit placebo. Sidoqoftë, burrat që morën integratorë, treguan një përqindje më të lartë të fragmentimit të ADN-së në spermatozoid, një fenomen që mund të kontribuojë në infertilitetin mashkullor dhe janë ankuar më shumë për dhimbje barku, nauze, të vjella dhe simptoma të tjera gastrointestinale sesa ata të menaxhuar me placebo.


Jama 2020. Doi: 10.1001/jama.2019.18714
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31910279


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC