Farmaci

shk112020

Leucemia infantile. Dasatinibi superior ndaj imatinibit. Ja, rezultatet e studimit

Sipas një studimi të publikuar në "Jama Oncology" dhe të koordinuar nga Ching-Hon Pui (Spitali Pediatrik "St. Jude" në Memfis), inhibitori i tirozinë kinazës i gjeneratës së dytë, dasatinib është më efektiv te fëmijët me leucemi limfoblastike akute (ALL) Filadelfia pozitive (Ph +) në krahasim me inhibitorin e gjeneratës së parë, imatinib mesylate.
"Dasatinibi jo vetëm që ka dëshmuar epërsi ndaj imatinibit në trajtimin e ALL infantile, por gjithashtu ka siguruar një kontroll të shkëlqyer mbi përfshirjen leucemike të sistemit nervor qendror, pa përdorimin e rrezatimit profilaktik kranik", shkruajnë studiuesit, që për të arritur në këto përfundime, kanë kryer një studim klinik në 20 spitale kineze.

"Grupi kinez për kancerin pediatrik, regjistroi gjithsej 225 pacientë, 189 prej të cilëve u regjistruan në mënyrë të rastësishme në trajtimin ditor me dasatinib 80 mg/m2 ose imatinib 300 mg/m2", shpjegon studiuesi, duke specifikuar se regjistrimi u ndërpre pas një analize të përkohshme që tregon epërsinë e dasatinibit sa i përket mbijetesës trevjeçare pa ngjarje.
Aq më tepër që pas një ndjekjeje mesatare prej 26.4 muajsh, shkalla e mbijetesës pa ngjarje në grupin dasatinib (71.0%) ishte dukshëm më e lartë sesa në grupin imatinib (48.9%). Po kështu, normat e përsëritjes ishin përkatësisht 19.8% e 34.4% dhe rreziku kumulativ i përsëritjes në ngarkim të sistemit nervor qendror ishte 2.7% dhe 8.4%, pa dallime domethënëse në frekuencën e efekteve të rënda toksike midis grupeve.
"Më në fund, mes 40 pacientëve që përfunduan trajtimin, 3 nga 15 të trajtuar me imatinib në krahasim me 2 në 25 të trajtuar me dasatinib, kanë patur recidiva pas ndërprerjes së trajtimit, duke treguar efekte më të qëndrueshme të terapisë së fundit", përfundon Pui.

Karen Rabin (Qendra e Kancerit për Fëmijë në Teksas) komenton në një editorial: "Ky është një studim i rëndësishëm, që tregon efikasitetin e dasatinibit te fëmijët me ALL Ph+, përfshi aftësinë për të kontrolluar sëmundjen në nivel të sistemit nervor qendror, pa rrezatim kranik. Gjithsesi, nevojiten studime të mëtejshme për të vlerësuar në mënyrë më të plotë përfitimet e këtij trajtimi".


Jama Oncol 2020. Doi: 10.1001/jamaoncol.2019.5868
https://doi.org/10.1001/jamaoncol.2019.5868

Jama Oncol 2020. Doi: 10.1001/jamaoncol.2019.5849
https://doi.org/10.1001/jamaoncol.2019.5849


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC