pri92024
Pacientët me tumore hematologjike e Covid-19 dhe Paxlovidi
Pacientët me tumore hematologjike dhe të infektuar nga një formë jo e rëndë e Covid-19, të trajtuar me kombinimin nirmatrelvir/ritonavir (Paxlovid) kanë shfaqur reduktim të ngarkesës virale dhe kohëzgjatje më të shkurtër të përhapjes së virusit në organizëm. Kjo u evidentua në një studim, në të cilin u krahasuan veçoritë klinike, ngarkesa virale dhe rezultatet te pacientët e infektuar nga varianti Omicron dhe të prekur nga lloje të ndryshme tumoresh hematologjike.
Infektimi me Covid-19 te pacientët me neoplazi hematologjike
Pacientët e prekur nga tumoret hematologjike, pavarësisht nëse kanë kryer një transplant të qelizave staminale ose jo, janë prekur ndjeshëm nga Covid-19. Në fakt, terapitë që ndjekin, e përkeqësojnë sistemin imunitar, i cili, nga ana tjetër, shkakton paaftësi për të prodhuar përgjigje të mjaftueshme si pasojë e vaksinimit kundër Covid-19.
Studimi spanjoll
Autorët morën në studim 83 pacientë të rritur, nga të cilët 39.8% ishin 65 vjeç e lart, me tumore hematologjike me rrezik të lartë, që ishin diagnostikuar herët me Covid-19 dhe që kishin ndjekur një trajtim antiretroviral. Gjithashtu, pacientët e përfshirë në studim nuk po merrnin trajtim me oksigjen. Trajtat më kryesore të tumoreve hematologjike ishin leucemia akute, limfoma, mieloma e shumëfishtë, leucemia limfocitike kronike, sindromi mielodisplastik dhe mielofibroza. Ndër pacientët e përfshirë, 94% e tyre ishin vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa 18.1% ishin diagnostikuar më parë me infeksione viral.
Evidencat e studimit
90.4% e pjesëmarrësve shfaqi simptoma, të tilla si ethe, kollë, laringit dhe rinorrea dhe afro gjysma e tyre u trajtua me nirmatrelvir/ritonavir një ditë pas diagnostikimit, ndërsa gjysma tjetër u trajtua me remdesivir një ose dy ditë pas diagnostikimit. Nga analiza e rezultateve u zbulua se përhapja virale mesatare zgjati 11 ditë pas trajtimit me nirmatrelvir/ritonavir dhe 18 ditë pas trajtimit me remdesivir. Gjithashtu, vlera CT mesatare, e cila lidhej me ngarkesën virale dhe përfaqësohej nga numri i cikleve të nevojshme për lehtësimin e ngarkesës virale ishte 33 me nirmatrelvir/ritonavir dhe 26 me remdesivir, pas 5 ditësh trajtim.