Fitoterapi

nën152022

Vaji esencial i borzilokut. Studiohen efektet e dobishme kundër toksicitetit riprodhues

Origanum Majorana i përket familjes Labiatae dhe përdoret gjerësisht në mjekësinë tradicionale, në industrinë ushqimore dhe atë kozmetike. Është një bimë aromatike, shumë e pasur me vajra esencialë, e cila rritet rëndom në rajonin e Mesdheut dhe konsiderohet edhe sot nga mjekësia popullore si një medikament karminativ, antispazmatik, diaforik dhe diuretik; njihet gjerësisht me emrin borzilok dhe përdoret në formën e infuzionit edhe për astmën, ftohjet, kollën, ngërçet, depresionin, marramendjen, çrregullimet gastrointestinale, ethet e barit, dhimbjet e kokës, ato të  dhëmbëve, bllokimin të sinuseve, si një diuretik dhe gjithashtu edhe për nxitjen e menstruacioneve.

Disa studime kanë dokumentuar aktivitete antikonvulsante; janë flavonoidet gjerësisht të pranishme që ushtrojnë efekte qetësuese në sistemin nervor. Disa aktivitete të rëndësishme të vajrave esencialë përfshijnë veprime antibakteriale, antifungale dhe antioksidante, duke përmirësuar gjithashtu funksionin e hepatik dhe atë renal.

Studime të tjera kanë raportuar përdorimin e mundshëm të ekstraktit etanolik si një agjent antitumoral, ndërsa infuzioni duket se ka veti imunostimuluese, antigjenotoksike dhe antimutagjenike.

Studimet mbi efektet e kundërta në toksicitetin riprodhues

Vaji esencial i borzilokut mund të përdoret në trajtimin e shumë sëmundjeve për shkak të efekteve të tij të forta antioksiduese. Vaji i hidrodistiluar nga O. Majorana është studiuar në një studim të fundit dhe mekanizmat e tij të mundshëm mbrojtës kundër efekteve të substancave toksike në riprodhim të shkaktuara nga imidaclopridi, një insekticid sistemik që i përket klasës së kloronikotinikëve neonikotinoid, janë vlerësuar në modelet e kafshëve.

Në një studim me minj meshkuj të rritur të ndarë në 4 grupe (grupi 1ose grupi i kontrollit, grupi 2- minjtë e trajtuar me vaj esencial, grupi 3-minjtë e trajtuar me imidacloprid dhe grupi 4-minjtë e trajtuar me imidacloprid dhe vaj esencial) trajtimet u aplikuan çdo ditë nëpërmjet një tubi gastrik për 60 ditë rresht.

Anomalitë e dukshme si në sjelljet agresive territoriale ashtu edhe në ato seksuale u vunë re te minjtë e trajtuar me imidacloprid me një rritje të konsiderueshme të FSH-së dhe LH-së në serum, si dhe një ndryshim të statusit redoks të testikujve. Së bashku me frenimin e shprehjes testikulare të gjeneve Star dhe aromatazës dhe testosteronit total të serumit, kishte edhe anomali në numrin, qëndrueshmërinë, lëvizshmërinë dhe morfologjinë e spermës. Ekzaminimi histopatologjik i kryer më pas tregoi degjenerim të rëndë dhe nekrozë si në qelizat germinale ashtu edhe në qelizat Leydigut me atrofi në shumicën e tubulave seminifere.

Bashkadministrimi me vajin esencial përmirësoi ndjeshëm të gjithë parametrat e përmendur më lart dhe rivendosi spermatogjenezën dhe sjelljen seksuale të minjve, duke modifikuar në mënyrë të favorshme nivelet e testosteronit dhe të hormoneve gonadotropike nëpërmjet efektit të fuqishëm antioksidues. Këto gjetje mbështesin përdorimin e vajit esencial për të rigjallëruar fertilitetin dhe sugjerojnë se ai mund të përdoret për të menaxhuar infertilitetin mashkullor të shkaktuar nga pesticidet.

 

Fabio Milardo
 
Burimi:
Saudi Pharm J. 2022;30(9):1315-1326. doi:10.1016/j.jsps.2022.06.016


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC