Farmaci

shk182020

Coronavirusi. Hapa përpara në kërkimin e kurave. Ja, situata aktuale!

Nga Kina vijnë sinjale optimiste në lidhje me kurat kundër coronavirusit të ri: nga spitali i Vuhanit ka dalë një pacient i shëruar, tek i cili sëmundja Covid-19 është trajtuar me antitrupa që gjendeshin në plazmën e njerëzve të shëruar nga infeksioni; edhe rezultatet e testeve klinike me një medikament antimalarik, klorokinë fosfat janë aq inkurajuese, sa ky medikament është përfshirë në versionin tjetër të udhëzimeve për terapinë. Këto lajme pozitive, janë të mjaftueshme për t'i shtyrë autoritetet kineze të shëndetësisë të thonë se coronavirusi i ri "mund të parandalohet dhe është i shërueshëm".

Gara për testet klinike ka nisur tashmë në të gjithë botën, me plot 80 eksperimente që po zhvillohen, në përpjekje për të vendosur standarde të vlefshme ndërkombëtarisht: qëllimi është të krijohet një gjuhë e përbashkët për t'u përballur me një emergjencë globale. Edhe në laboratorë, puna është në zhvillim të plotë: po përditësohet pema gjenealogjike e virusit për të gjurmuar origjinën dhe, ndërtohen variante sintetike të fragmenteve të virusit. Ndërsa Kina po përgatitet të administrojë te dhjetë pacientë të tjerë antitrupat e pranishëm në plazmën e individëve të kuruar nga Covid-19, ekzistojnë të paktën 80 grupe kërkimore në botë që po eksperimentojnë me barna nga më të ndryshmet: që nga kombinimet e antiviralëve të zhvilluar dikur për të luftuar virusin HIV përgjegjës për AIDS-in, deri te bimët e mjekësisë tradicionale kineze.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përgatit një protokoll standard të eksperimentimit në botë pasi, sipas revistës "Nature", duhen përdorur të njëjtët parametra në të gjithë botën. Nevoja për të standardizuar secilën procedurë është në të vërtetë jetike për të bashkuar forcat dhe për të qenë në gjendje që të krahasojnë menjëherë rezultatet e arritura dhe efektivitetin e terapive.
Përveç antitrupave që përmban plazma, barnave anti-HIV dhe antimalarikëve, po testohen edhe steroide për të reduktuar inflamacionin e qelizave staminale, ndërsa ka nga ata që kanë nisur tashmë të projektojnë molekula potencialisht të dobishme për coronaviruset e tjera, që nuk janë shfaqur ende, por që mund të shfaqen herët a vonë, pikërisht ashtu siç kanë bërë në 20 vitet e fundit, ata përgjegjës për Sars, Mers dhe Covid-19. Objektivi është një proteinë që mund të përdorin coronaviruset si levë për të depërtuar në qelizat njerëzore.

Sa i përket novacionit, për të luftuar coronavirusin, Komisioni Evropian ka bërë një thirrje financuese prej 10 milionë eurosh në kuadër të programit kërkimor Horizon 2020, të cilit i janë përgjigjur 99 ndërmarrje, qendra kërkimore dhe universitete; Italia merr pjesë me një konsorcium të udhëhequr nga kompania farmaceutike Dompè, e cila bashkon 18 institucione dhe qendra kërkimore nga 7 vende evropiane.
Në laboratorë po punohet ende me kopjet sintetike të coronavirusit. Për të gjithë, pikënisje janë hartat gjenetike të virusit të publikuara në dy bazat e të dhënave të mëdha ndërkombëtare, Genbank dhe Gisaid.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC