Farmaci

shk212020

Tumoret e lëkurës. Me metotreksatin në doza të ulëta, shtohet rreziku

Sipas një studimi të botuar në "Annals of Internal Medicine", përdorimi i metotreksatit me dozë të ulët, rrit rrezikun për zhvillim të kancerit të lëkurës, si dhe shkakton një rritje të vogël deri të moderuar në mundësinë e vuajtjes nga ngjarje të pafavorshme gastrointestinale, infektive, pulmonare dhe hematologjike.
"Metotreksati është aktualisht bari më i përdorur për sëmundjet reumatike sistemike në të gjithë botën dhe bari i linjës së parë për pacientët me artrit reumatoid. Por, pavarësisht se përdoret nga miliona njerëz, nuk ka të dhëna të besueshme për shkallën e efekteve të tij anësore", thotë Daniel Solomon (Brigham and Women's Hospital, Boston), autori kryesor i punimit.

Studimet vëzhguese kanë sugjeruar se metotreksati mund të shtojë rezikun për evente të ndryshme të kundërta, mes të cilave, për toksicitet hepatik, anemi dhe vështirësi në frymëmarrje, por entiteti i rrezikut nuk është bërë i njohur.

Studiuesit janë përpjekur të përcaktojnë në mënyrë më të saktë normat e ngjarjeve anësore, duke ekzaminuar të dhënat e 4,786 pjesëmarrësve në studimin e reduktimit të inflamacionit kardiovaskular (Cardiovascular Inflammation Reduction Trial-Cirt), të cilët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë placebo ose metotreksate me dozë të ulët me folate. Nga 2,391 subjekte që morën metotreksate, 87% kishin një element të pafavorshëm krahasuar me 81.5% të atyre që ishin përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë placebo. Në veçanti, është vëzhguar një dyfishim i rrezik për kancer të lëkurës te njerëzit që kanë marrë metotreksate (53 raste krahasuar me 26 për placebo), fakt që mund të ketë rëndësi të veçantë te njerëzit me artrit psoriatik, të cilët kanë tashmë rrezik të shtuar për këtë lloj kanceri. U vu re një shtim i ngjarjeve të pafavorshme gastrointestinale, infektive, pulmonare dhe hematologjike, por ishte i butë/i moderuar. Studiuesit gjetën gjithashtu një rritje të anomalive në testet hepatike dhe pesë raste të cirrozës në krahun e metotreksatit, krahasuar me zero në krahun e placebos.

"Tashmë kemi shifra reale, që mund t'i ndajmë me pacientët, kur flasim për efekte të padëshiruara. Nuk do të thosha që ky medikament është shumë i rrezikshëm për t'u administruar, por pasja e një profili të qartë eventesh të kundërta, bën të mundur balancimin më të mirë të rreziqeve dhe të përfitimeve të medikamentit", përfundon Salomon.

 

Ann Intern Med. 2020. Doi: 10.7326/M19-3369
https://dx.doi.org/10.7326/M19-3369


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC